Dedikimi i aktores për nënat dhe vajzat sapo ‘pushtoi’ rrjetin

521
Aktorja e njohur, Hilary Duff ka publikuar një fotografi në llogarinë e saj në Instagram, duke marrë mbështetjen e të gjithë femrave për mesazhin e saj.

Ajo mbante në krahë djalin e saj të vogël, teksa binin në sy strijat dhe celuliti në këmbët e saj, që konsiderohet si defekt në trupin e njeriut.

“Po e postoj këtë për vajzat e reja, gratë dhe nënat e të gjitha moshave. Po shijoj pushimet me djalin tim pas një sezoni të gjat xhirimesh dhe kam qëndruar larg tij për disa kohë. Që kur portalet dhe revistat pëlqejnë të shpërndajnë ‘të metat e yjeve’, unë i kam! Trupi im më ka dhënë dhuratën më të bukur në jetë: Luca, 5 vite më parë. Unë mbushy 30 vjec në shtator dhe trupi im është i shëndetshëm dhe më dërgon kudo që kam nevojë. Femra, le të jemi krenare për atë që kemi dhe të mos harxhojmë kohë duke qenë të ndryshme, më të mira dhe pa defekte. Për ju të tjerët (e dini mirë kush jeni), ia dolët të shkatërroni castet e bukura dhe jeni kritikues të linjave,” – shkruajti ajo.

Hilary mori komente mjaft pozitive për këtë mesazh të sinqertë që i ka dhënë të gjithëve për të patur besim në vetvete.


Sigal