David dhe Victoria Beckhan mund të bëjnë një fëmijë tjetër

558
David dhe Victoria Beckham kanë shuar spekulimet se martesa e tyre është drejt fundit me burime që thonë se ata mund të bëjnë një fëmijë tjetër.
Çifti është “torturuar” nga zërat se ata do ndahen pasi 41 vjeçarja dhe ish futbollisti do e kalojnë më shumë se gjysmën e këtij viti vetëm.
Megjithatë David fluturoi për në Nju Jork mbrëmjen e djeshme vetëm që të ishte me Victorian ditën e Shën Valentinit duke vërtetuar kështu se romanca e tyre është ende gjallë.
Victoria ndodhet në Shtetet e Bashkuara për Javën e Modes në Nju Jork, ndërsa David ka qëndruar në London dhe Miajmi, ku do të lançojë një skuadër për Ligën Kryesore të Futbollit.
“Ata dalin çdo mbrëmje sëbashku. Janë shumë të dashuruar me njëri tjetrin”, ka cituar një burim.
Për të forcuar martesën e tyre 17 vjeçare ish kapiteni i skuadrës angleze la planet e tij për të blerë një shtëpi në Miami.
Sigal