David Bello/ Letërsia shqiptare pa asnjë barrierë në përkthimet botërore

574
Pse është kaq e zakonshme që pakësohet niveli i leximit të përkthimeve dhe të kritikohet, thuajse gjithmonë, cilësia e tyre?
Përbuzja ndaj përkthimeve më duket më pak e përhapur nga sa ka qenë më përpara. Kur shfaqet dhe në ditët e sotme ajo mund të shfaqë një frikë ndaj të huajës dhe të resë; mund të jetë një mënyrë për të tërhequr lexuesin duke lënë të kuptohet (jo gjithmonë, sigurisht), që është më mirë të lexosh veprën në gjuhën e saj origjinale.
A është e vështirë të përkthesh një shaka ose një skenë të trishtuar?
Shakave që t’ju japësh kuptimin e duhur, në gramatikën e gjuhës ose të shqiptuarit shpesh nuk mund t’i përkthesh fjalë për fjalë. Për shaka të tilla (por jo për të gjitha llojet, sepse ka një pafundësi, falë zotit) përkthyesit i duhet të luajë me fjalët dhe të njohë mirë gjuhën që t’i vendosë dhe t’u japë fjalëve kuptimin e duhur (jo gjithmonë me të njëjtat fjalë që ka përdorur autori). Të përkthesh shakatë është tmerrësisht e veçantë. Kurse skenat e trishtuara kërkojnë një tjetër lloj përpjekjeje, shpesh një gjuhë që shfaq vetëpërmbajtje dhe jo vetëm. Kjo mund të jetë po aq e vështirë.
Sa gjuhë flisni?
Varet se çfarë doni të thoni ju me fjalën “flisni”. Unë mund të bëhem francez për disa orë, deri sa disa gabime të më zbrapsin. Unë mund të lexoj gjermanisht pa u sforcuar aspak, por të gjithë e kuptojnë që unë nuk jam gjerman brenda 10 sekondave. Rusishtja ime ditët e sotme lë shumë për të dëshiruar, ndërkohë që më përpara e kam folur shkëlqyeshëm. Ja pra, kjo është! Nuk shquhem si poligot, sepse shumë nga kolegët e mi, flasin dyfishin e gjuhëve që flas unë. Do më duhet të shtoj gjithashtu se unë kam fituar shumë nga aftësitë e mia të vogla gjatë shkollës së mesme, gjysmë shekulli më parë dhe, më lejoni t’ju them se s’kam mësuar më shumë që nga ajo kohë, pavarësisht përpjekjeve të kota sporadike për të të mësuar edhe gjuhën hungareze dhe atë hebraike. Lexuesit e rinj, janë të lutur të vënë re: Bëjeni tani!
Si e keni nisur karrierën si përkthyes? Ndonjë këshillë të vlefshme për ato që aspirojnë të bëhen përkthyes sot?
Kam lexuar librin e Perec, “Jeta e një përdoruesi manual” në frëngjisht në vitin 1981 dhe jam magjepsur. Përpara se ta mbaroja së lexuari, ndjeva se ky libër duhet të ishte dhe në anglisht kështu që vendosa ta ndaj entuziazmin tim me lexuesit e tjerë. Kështu e kam nisur. Mendoj se edhe shumë karriera të tjera të përkthyesve në kohë të ndryshme, kanë lindur nga e njëjta ndjesi- nga pasioni ose nga një ngacmim i tillë shumë i fortë që ka ardhur nga një libër ose një shkrimtar, ose nga shkollat e mendimit, që bënin përkthime që lindnin nga nevoja të natyrshme për tu kuptuar. Nuk dua të nxis asnjë të fillojë një karrierë si përkthyes nëse nuk kanë pasion të eksplorojnë dhe të njohin shumë mirë gjuhën e tyre. Duke pasur parasysh pagat e ulëta dhe mirënjohjen e paktë që ju jepen përkthyesve zakonisht, nuk do të ishte një zgjedhje optimale për të nisur një karrierë. Sigurisht, ky është aktrim, është si t’i ngjitesh një majë mali, ose si të bësh ngjitje me litar, çiklizëm dhe pothuajse çdo që tjetër që ta bën zemrën të rrahë më shpejt.
Çfarë veprash të mëdha kanë mbetur “në harresë” që presin për tu përkthyer në anglisht?
Duhen të jenë me qindra e mijëra libra të mrekullueshëm që unë kurrë nuk i kam dëgjuar për shkak se nuk janë të përkthyera dhe për shkak se ato mund të lexohen vetëm në dy (ose tre, por asnjëherë katër) nga 80 gjuhët më popullore në botë (nga 6.926 të tjera) gjithsej. Megjithatë, unë nuk mund ta besoj që Jann Kross është shkrimtari i vetëm që ja vlen të lexohet në Estoni, apo që Ismail Kadare është i vetmi romancier shqiptar në botë, ose që nuk ka asnjë shkrimtar që ia vlen në Bullgari.
A ka ndonjë vepër që është konsideruar gjerësisht, që nuk mund të përkthehet dhe që është si të ngjitësh malin Everest në profesionin e përkthyesit?
Do të doja shumë që të ishte shpenzuar më pak talent në përkthimet që i janë bërë Dantes, Virgjilit, Shekspirit, Floberit, Kafkës e të tjerë, në mënyrë që të përdorej për të zbuluar kodrat e reja të botës së shkruar që ne akoma nuk i njohim. Të vetmet vepra që nuk mund t’i përkthesh janë atë që nuk i kupton dot, por është e vërtetë që ka disa vepra që janë tejet të vështira për t’i përkthyer. Një nga këto është një nga veprat e Perec-it “A Void”, një roman i shkruar pa shkronjën “e”. Por është përkthyer në spanjisht, hebraisht, japonisht, suedisht, gjermanisht dhe anglisht, kështu që vështirë se mund të thuhet se është e papërkthyeshme.
Në librin e ri të Kadaresë që keni përkthyer, a kishte ndonjë pasazh apo fjalë që hasët vështirësi në përkthim?
“Muzgu i perëndive të stepës” është i vendosur në Moskën e fundit të viteve 1950. Në të, Kadareja i referohet Gardës së butë dhe vargjet ishin politikisht skandaloze për kohën. Dhe ky nuk është trillim- poezia e Kadaresë u publikua në Shqipëri dhe u përkthye në rusisht gjatë kohës që ai ishte ende student në Bashkimin Sovjetik. Kam përkthyer nga veprat që Kadare ka shkruar në frëngjisht, pasi unë nuk di shqip, për fatin tim të keq. Megjithatë, për fatin tim të mirë, përkthimi rus i vargjeve që Kadareja jep në versionin e romanit francez, më lejoi që të shpik dy linja të vargut në anglisht që janë marramendëse. Nuk kishte absolutisht asnjë kuptim në të. Versioni anglisht nuk matet me rrokje kështu që lexuesit nuk e vunë re gjithsesi. Por, nëse doni një shembull më të saktë të llojit të sfidave që përballen përkthyesit ndonjëherë (më shumë nga rastësia dhe fati sesa nga gjenialiteti, me duhet të shtoj shumë)- me siguri dikush do të më ngatërrojë.
Kush ështe përkthyesi juaj i preferuar i Çehovit?
Çehov është si Kadare, i mbijeton të gjithë përkthyesve të tij. Nuk ka rëndësi se cila vepër qëndron mbi tavolinën time për tu përkthyer. Të përkthesh Çehovin është gjithmonë kënaqësi. “Jeta e një përdoruesi manual” është pista ime e ardhshme dhe të them të drejtën jam pak i frikësuar.
Ndonjë udhëzim?
Të jesh i durueshëm në fillim. Pesëdhjetë faqet e para kërkojnë përpjekje të veçantë nga ana e lexuesit. Mendoj se Perec donte që në hyrje të krijonte një barrierë, një lloj kursi trajnimi për të mësuar lexuesin se si ta kuptojë. Pasi ka dalë në breg dhe e ka kaluar testin, merr një javë pushim nga puna, në këtë mënyrë ai mund të bëjë qejf në 700 faqet e ardhshme pa e ndërprerë të lexuarin. Pas tre javësh duhet të lexojë indeksin, me kujdes. Drita që nuk e ka menduar kurrë se ka pasur, do të fillojë t’i ndriçojë trurin. Deri atëherë, keni aplikuar për një leje tjetër, në mënyrë që të lexoni “Jetën e një përdoruesi manual” nga fillimi, kësaj radhe për ta kuptuar plotësisht. Është një libër që nuk duhet të reshtni së lexuari kurrë.
(Intervistoi Eben Shapiro për Wall Street Journal)
Sigal