David Beckham bëhet aktor

483
David Beckham bëhet pjesë e kinematografisë. Ish-ylli i United dhe Real Madrid u shfaq në filmin me metrazh të shkurtër ‘Outlaws’, film ky i realizuar nga kompania britanike “Belstaff” ku interpretojnë edhe emra të tillë si Harvey Keitel, Katherine Waterston dhe Cathy Moriarty.Në një intervistë për “Reuters”, 40-vjeçari tregoi eksperiencën më të re të përjetuar prej tij duke theksuar se nuk kishte marrë asnjë leksion aktrimi për xhirimin e këtij filmi.
“Isha shumë nervoz pasi duhet të punoja me persona shumë profesionistë. Detyra ime ishte e lehtë, pasi nuk më duhej të thosha asnjë fjalë”, tha Beckham në intervistën e tij. Mësohet se Beckham do të interpretojë edhe në filmin e regjisorit Guy Ritchie, “Knights of the Roundtable” që pritet të shfaqet vitin e ardhshëm, duke bërë që të shtohen zërat për nisjen e karrierës kinematografike nga ana e tij, zëra këto që ish-kapiteni i përfaqësueses angleze i hodhi poshtë menjëherë.
Sigal