“Dashuria nuk zhduket kurrë”

1169
Sigal

INTERVISTA/ Flet gazetarja e Radio -Tiranës, Marina Onuzi

Një gazetare që e ka filluar këtë profesion që në fëmijëri. Për të, mikrofoni është shumë magjik, por edhe me shumë përgjegjësi. Një femër që është për respektimin e traditave në shoqëri dhe raporte të drejta familjare. Sipas saj femra shqiptare po fiton shumë terren dhe pse vetë nuk i pëlqen fare politika. Arti për të mbetet i pazëvendësueshëm.

Si lindi dëshira për gazetari dhe pse kjo lidhje me median?
Isha në klasë të katërt kur në shkollë na mblodhën për një emision në RTSH , të cilin e drejtonte gazetarja e mirënjohur Liljana Shanto. Mënyra sesi ajo e kishte ndërtuar dhe drejtonte emisionin më pëlqeu shumë, dhe aty më lindi dëshira që dhe unë të bëhesha gazetare. Shumë shpejt unë fillova të merrja pjesë në emisionet e Radio- Tiranës, fillimisht tek emisionet për fëmijë, më pas tek të rinjtë derisa fillova të drejtoja emisione vetë. Si për shembull: “Tinguj për ju” , “Të fundit”, “Një tjetër mëngjes” ,“Ditë të mbarë” etj., deri tek emisioni që drejtoj aktualisht “Një hap larg”

Si jeni ndjerë në momentin e ndodhjes për herë të parë, para mikrofonit?
Normalisht kisha emocione , madje, emocionet vazhdojnë dhe sot megjithëse kanë kaluar disa vite. Përveç emocioneve isha tepër e lumtur sepse preka ëndrrën për t’u bërë gazetare dhe për të folur përpara një mikrofoni siç është ky i Radio -Tiranës.

Çfarë moshe kishit?
Që në moshën 12-vjeçare tek emisionet e fëmijëve ndërsa në moshën 14- vjeçare kam marrë në dorë drejtimin vetë të emisioneve.

Sa e vështirë është të jesh sot gazetare e Radio -Tiranës?
Është deri diku e vështirë, por me shumë punë nuk ka asgjë të parealizueshme.

Cilat janë intervistat më të vështira që keni realizuar?
Nuk mund të them e vështirë, por kam qenë e emocionuar kur në studio kam pas të ftuar Etnologen: Prof. Afërdita Onuzi, e cila është dhe halla ime.

Kur jeni ndjerë më keq para mikrofonit?
Keq nuk mund të them, por pak nervoze po. Më lajmëruan ditën e fundit që kam emision dhe unë isha fare e papërgatitur dhe më është dashur që brenda 3 orëve të gjej të ftuarin e të bëja gati gjithçka.

A jeni kufizuar nga jeta private në këtë profesion ?
Jo, përkundrazi! Ky profesion madje ka ndikuar për mire në jetën time jo vetëm profesionale, por edhe shoqërore.

A ka moshë ky profesion ?
Jo vetëm ky profesion, por për të gjitha mjafton të kesh dëshirë dhe talent dhe arrin gjithçka .

Cilat janë modelet (prezantuese radio) me famë botërore që janë idhuj për ju?
Pse duhet të zgjedh prezantues të huaja kur ka prezantues shqiptare vërtet të talentuar. S’do veçoja ndonjë, sepse në Shqipëri ka shumë që më pëlqejnë.

Një përkufizim për dashurinë?
Dashuria është gjëja më e qëndrueshme në botë. Toka mund të zhduket, po ashtu edhe universi, por dashuria kurrë!

Jeni supersticioze?
Jo!

Marrëdhëniet me kuzhinën dhe kuzhina juaj e preferuar?
Marrëdhëniet me kuzhinën nuk i kam të mira. (qesh) E vetmja që më pëlqen dhe di ta gatuaj janë pjatat e ndryshme me makarona.

Cilat janë problemet më pikante të femrës shqiptare sot?
Femra shqiptare nuk është më e diskriminuar si vitet më përpara. Tanimë asaj nuk i mungon më asgjë.

Po problemet e gazetarisë?
Unë ende jam në hapat e para dhe nuk mund ta quaj veten gazetare që të jap mendime lidhur me gazetarinë në Shqipëri.

Mendimi juaj për bashkëjetesën?
Nuk jam kundra bashkëjetesës, por do të më pëlqente më shumë martesa.

Motoja nga e cila udhëhiqeni në jetë?
Ti marr diçka jetës, e të lë diçka tjetër nga jeta ime!

Një ditë pune e zakonshme në radio?
Një nga ditët e javës shkoj për të takuar shefen e departamentit të programacionit znj, Ermenita Stafa Njuma, të cilën e përshëndes dhe një pjesë të arritjeve të mia ia dedikoj asaj, ku marr miratimin për emisionin që zhvilloj.

Ku preferoni t’i bëni pushimet?
Preferoj bregdetin dhe kryesisht bregdetin Jon, por edhe ai Adriatik nuk mbetet pas.

Cili është për ju modeli i politikanes?
Bota e politikës nuk më pëlqen dhe as nuk dua të merrem me të. I jam përkushtuar botës së artit, kryesisht artit të fjalës.

Veshja juaj e preferuar?
Më pëlqen të ndjek tendencat e fundit të modës, por sipas mënyrës sime.

 Çfarë vlerësoni tek një njeri dhe çfarë kritikoni?
Tek një njeri vlerësoj origjinalitetin. E kundërta është ajo që kritikoj.

Keni ndonjë peng në jetë?
Jam tepër e re për të patur pengje.

Ç’është familja për ju?
Familja është gjithçka!

A ndihet e vlerësuar femra shqiptare sot?
Po, mendoj se po!

Po politika shqiptare a ka lënë hapësira të nevojshme për femrat?
Deri diku po.

 A është shoqëria shqiptare maskiliste dhe cilat janë format më shprehëse të saj?

Po shoqëria shqiptare është maskiliste madje më shumë seç duhet, këtë e shohim fillimisht në Parlament, ku ka një numër më të madh të meshkujve sesa të femrave, vlerësimi me rrogë, ku shohim që në të njëjtin profesion një mashkull shpërblehet më tepër se një femër, në familje gjithashtu, ka më tepër prioritet mashkulli sesa femra, e shumë raste të tjera, të cilat e tregojnë këtë diferencim, megjithëse unë përmenda rastet që janë më të dukshme.

Kur ndiheni më mirë kur ju thonë jeni simpatike apo inteligjente?
Normalisht kur më thonë inteligjente, por kur mi thonë të dyja akoma më mirë. (qesh)

 Mardhëniet me librin?

Pa libra dita në duket bosh. Sa gjej kohën hap një libër?

Keni menduar të mirreni me politikë?

Absolutisht jo. Më pëlqen profesioni im. I respektoj politikanët se marin shumë përgjegjësi mbi vete.

 Çfarë bëni në kohën e lirë?

Dal me shoqet ose dëgjoj munzikë pa diskutuar për lexim librash.

Po gazetat i lexoni pa dallim?

I lexoj, por ndal më shumë aty ku kam më pak informacion.

 Si e zgjedh shoqërinë?

Dua shoqe më të mira se unë, të jenë inteligjente. Dua të mësoj nga shoqëria.

 Ndiheni e vlerësuar?

Besoj se po.

 Kur ndiheni keq?

Kur  nuk më vlerësojnë dhe më paragjykojnë pa matur forcat.

 Veshja e preferuar?

Veshja sportive, dua të jem sa më e lirshme.