‘Dashuri dhe diamante’, Elifi e famshme në Vatikan, shpallet aktorja më e mirë

199
Aktorja turke, Tuba Büyüküstün, e cila nga shqiptarët njihet si Elifi tek telenovela “Dashuri dhe diamante” ka kapërcyer kufijtë e Turqisë, duke u bërë e njohur dhe në Vatikanin e shenjtë.

Një nga vlerësimet më të fundit për aktoren bukuroshe është dhe titulli “Aktorja më e Mirë” në çmimet ndërkombëtare “Giuseppe Sciaça”, vlerësim ky i rëndësishëm i akorduar nga vetë Vatikani.

Në një deklaratë për shtyp, aktorja është lajmëruar se ishte nominuar në kategorinë e “Aktoreve të Reja”, në fushën e kinemasë dhe teatrit. Ceremonia është mbajtur në Universitetin “Urbaniana” në Vatikan, më 7 nëntor.