Dalip Greça/ Çarrie Hooper prezantoi shqiperinë në Qendrën shumëkulturore të Elmira Çollege

498
Sigal

NJË AMBASADORE E SHQIPËRISE NË AMERIKË, E PA VLERESUAR NGA SHTETI SHQIPTARË

-A do të kujtohet ndonjëherë shteti shqiptar me shumë ambasadorë e konsuj të  akredituar që  ta vlerësojë  këtë  ambasadore vullnetare të Kombit tonë?

-Kush do ta mundësoi plotësimin e dëshirës së Çarrie për të vizituar Shqipërinë dhe Kosovën?

-Do t’i sugjeroja shtetit shqiptar që të bënte një vlerësim për këtë artiste, për ketë pedagoge, ketë mike të përzemërt, që e dashuron popullin shqiptar, e do Kombin tonë, e promovon atë kudo, e adhuron gjuhën shqipe. Të gjitha i bënë vullnetarisht. Dhe mos harroni, ajo është një e verbër, që në vend të syve ka vënë zemrën. Fatmirësisht zemra e saj rreh shqip!

                     ***

 Çarrie Hooper. Një  emër që flet shumë për Shqipërinë , për Kombin Shqiptar, për Kosovë e Shqipëri. Ajo është  një ambasadore e pa akredituar e Kombit tonë. Na ka përfaqësuar, na ka prezantuar denjësisht në Amerikë  e Kanada. Na ka prezantuar me muzikën e saj, këngët e bukura shqip. Ishte tragjedia e Kosovës gjatë luftës së  Kosovës, ku ajo është takuar me kosovarët që vala e luftës i solli në Amerikë, qe ia shtoi aq shume dashurinë për Kombin tone. Ajo është njohëse e nëntë  gjuhëve të huaj. Gjuhën shqipe e mësoi vetëm për dy vjet dhe e flet mrekullisht. Si arriti tek gjuha shqipe? Kishte një  studente shqiptare nga Tirana në  kursin e gjuhës Italiane ne vitin 2008. Pra takimi me studenten nga Tirana, shërbeu si shtyse qe nxiti të mësoi gjuhën shqipe. Gjithçka e ka arrit me punë te jashtëzakonshme. Punoi 8 muaj me një metodë anglisht–shqip ne shtëpinë e saj. Më pas ndoqi një program në  Arizona për mësimin e shqipes, ku kishte kurse me tre nivele për mësimin e shqipes. Ajo është e verbër, por drita i buron prej zemre. Është  pedagoge e italishtes dhe gjermanishtes ne Kolegj.

Gjuha shqipe për Çarrie është shumë e bukur, edhe pse duket e vështirë.

Apeli i Çarrie Hooper është i drejtpërdrejtë: ”Shqiptarë  të Amerikës dhe të Kanadasë, mos i lini fëmijët tuaj që të humbin gjuhën e bukur shqipe! Unë vetë do të isha një  mësimdhënie e gjuhës shqipe për fëmijët tuaj. Çarrie Hooper është dhe një këngëtare e shkëlqyer e këngëve shqiptare. Ajo e ka konfirmuar këtë në  veprimtaritë e shqiptarëve të Amerikës dhe në Kanada. Madje edhe ka kompozuar vetë këngë shqipe. Ka shkruar çikle të  tëra me poezi, me shume se 60 poezi ne gjuhen shqipe. Shqiptarët e Amerikës e duartrokitën Çarrie Hooper në  festë ne 100 vjetorit të  Vatrës. Unë  nuk shoh, por e ndjej se Flamuri shqiptar është kuq e zi me shqiponjën dy krenare, thotë Çarrie. Njohuritë e zonjushës Hooper nuk përfundojnë me kaq, ajo njeh historinë e shqiptarëve që nga lashtësia, flet gjatë për Ilirët, për bizantin, për pushtimin turk, për qëndresën e Skënderbeut, për ikjen e shqiptarëve pas vdekjes së Skënderbeut ne Itali-Arbëreshet, për lëvizjet për çlirimin kombëtar, për Rilindjen Kombëtare, për shpalljen e Pavarësisë , për Ismail Qemalin, për Prinç Vidin, për Fan Nolin, për Kishën Autoqefale, për Prinç Vidin, për Mbretin Zog, për Luftën e Dytë Botërore, për shembullin e shkëlqyer të shqiptarëve që mbrojtën e hebrenjve, për regjimin diktatorial komunist, vuajtjet e shqiptarëve në burgjet e tmerrshme të  Spaçit dhe Burrelit, për kampet e internimit, për Kosovën, për vuajtjet nën Serbi, për luftën për liri me mbështetjen e Amerikës, për Adem Jasharin, për Ibrahim Rugovën, për gjithçka nga historia jonë kombëtare, Çarrie Hooper flet saktësisht. Dhe gjithçka e ka mësuar vetë, në mënyre autodidakte. Dëshira e Çarrie Hooper është që të vizitojë Shqipërinë dhe Kosovën. Po ende është në pritje se kush do t’ia plotësoje ketë dëshire? Ne kohen e Mbretërisë Shqiptare ,Konsullatat shqiptare në Nju Jork dhe Boston, i gjuanin rastet e tilla dhe pasi i gjenin miqtë i nisnin në Shqipëri dhe kur ktheheshin në Amerike, ata flisnin publikisht për te mirat e Shqipërisë. Po tani? Çarrie Hooper ka një repertor të pasur këngësh shqiptare. Ajo i këndon këto këngë nëpër veprimtaritë  që organizohen në Amerikë e Kanada, jo vetëm nga shqiptarët, por edhe nga ajo vetë , madje edhe atje ku mungojnë shqiptarët, ajo u përcolli amerikaneve historinë e lashtë të shqiptarëve, gjuhen e bukur shqipe, këngët e bukura shqiptare. I tillë  ishte dhe prezantimi që ajo bëri në fund të janarit 2015 në  Ermira Çollege.

 Letra e Karrie: Një prezantim për Shqipërinë

 I dashur Dalip! Përshëndetje! Shpresoj të jeni mirë si dhe unë jam mirë. Të enjten më 29 janar dhashë një prezantim për Shqipërinë te Qendra Shumë kulturore te Elmira Çollege. Dy studentë të mi për gjermanisht, një grua tjetër, dhe drejtoresha e Qendrës Shumë-Kulturore erdhën. Së pari fola për ndodhjen e vendit dhe përshkrova terrenin e Shqipërisë. Pastaj përmenda fetë kryesore dhe fola për historinë e vendit. Fola për prejardhjen Ilire të shqiptarëve dhe thashë se qytetërimi shqiptar dhe gjuha shqipe janë më të lashtë se qytetërimet romake dhe greke. Përmenda heroin kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe pushtimin pesëshekullorë të Shqipërisë nga Turqia.  Më tej përmenda Ismail Qemalin dhe se si ngriti flamurin në Vlorë më 28 nëntor 1912 duke shpallur pavarësinë e Shqipërisë. Përveç kësaj përmenda mbretin Zog, aneksimin e Shqipërisë nga Italia, kohën e egër të komunizmit, dhe tranzicionin në demokraci. Përmenda gjithashtu kontributin e shqiptarëve në shpëtimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.  Pastaj fola për vetë gjuhën duke shpjeguar shkronjat dhe tingujt që shqipja ka që nuk gjenden në gjuhën angleze. I luta të pranishmit të përsërisnin përshëndetje si mirëmëngjesi, mirëdita, dhe mirëmbrëma dhe numrat një deri më dhjetë. Një student më pyeti për ushqimin shqiptar dhe një grua më pyeti se si do të shkruhej emri i saj në shqip. Në fund të prezantimit këndova dy këngë duke shoqëruar veten me çifteli: Mora testin dhe Zare trandafile. Pastaj këndova Himnin e Flamurit.  Prezantimi im u pranua shumë mirë. Tani po mbyll duke ju uruar gjithë të mirat. Gëzuar Ditën e Pavarësisë së Kosovës! Të fala, Çarrie