Daily Mail: Videoklipi i shqiptares me ISIS që terrorizoi shqiptarët

537
Një këngëtare shqiptare ka përhapur panik mes shqiptarëve dhe institucioneve vendase pasi po xhironte një videoklip ku “militantë” të ISIS mbi makina kërcenin e këndonin.
Kështu e ka nisur artikullin britanikja “DailyMail” lidhur me këngëtaren Ronela Hajati
Videoklipi i xhiruar pak ditë më parë në Unazën e Madhe të Tiranës ka shqetësuar një pjesë të madhe të njerëzve. Policia shqiptare ndodhet në gadishmëri lidhur me frikën nga terrorizmi por këngtarja duket se nuk është shqetësuar për këtë fakt. Ajo shfaqet në rrugët e kryeqytetit me një grup të veshur me të zeza.-shkruan Daily Mail
E përditshmja thekson se në polici vërshuan thirrje të shumta për të denoncuar “praninë e njerëzve të veshur si militantët e ISIS”. Policia ka ngritur edhe një padi për këngëtaren 26-vjeçare.
Sigal