Cynation: Arti nuk ka kufi – Nga Melburni në Tiranë

684
Sigal

Nga Alketa Maksuti
Beqari

 Anëtarët e grupit rok “Cynation” (Sineishën) nga
qyteti Melburn i Australisë, kanë 20 vjet që punojnë bashkë që në fëmijëri. Në
1998 grupi u formua nga anëtarët Josh Mak, Simon Lai dhe Andrew Teo, ndërsa
kitaristi Shah u anëtarësua në 2002. Anëtarët janë nga Australia dhe Singapori.
Grupi muzikor fillimisht u formua me emrin “Cynical Annihilation” dhe pas
suksesit që arritën në fushën e muzikës metalike, u riformuan në 2016 me një
emër të ri “Cynation” në zhanrin rok dhe rok fuzion me xhaz dhe influence të
tjera. (
www.cynationband.com)
   Josh Mak është kitaristi dhe vokalisti i Cynation, si dhe një nga
themeluesit e grupit. Ai shkruan tekste dhe kompozon muzikë. Përveç muzikës
meret me aktrim dhe modeling, manaxhuar nga JR Management në Australi.
Momentalisht po ndjek akademinë “New Faces Talent Academy (NFTA)” në Melburn për
trajnim profesional në aktrim dhe modeling. Ka fituar disa çmime për shkrime
kreative “Creative Writing Award”, dhe në 2017 zuri vendin e dytë në
kompeticionin komercial dhe vendin e tretë në Monolog, Modeling dhe më i miri
“Best Overall”. Në dhjetor 2017 Josh Mak është përzgjedhur të marrë pjesë tek
kompeticioni ndërkombëtar “International Talent Showcase” në Australi. Kitaristi
dhe këngtari Simon Lai u zgjodh “Kitarisi më i Mirë” në Yamaha Asian Beat si
dhe ka fituar vendin e parë në disa kompeticione talenti dhe festivale. Përveç
muzikës merret edhe me aktrim dhe është zgjedhur aktori kryesor në filmin
reklamues të Nescafe, që e pati premierën në Singapore në 2016. Video arriti
gjysëm milion shikime në youtube. (
www.simonlai.info). Basisti Andrew Teo ka kryer studimet e larta për
Muzikë Kontemporare nga Kolegji i Arteve “Lasalle College of the Arts”.
Gjithashtu merret me artet marciale, mban rripin e zi në taekwondo “Taekwondo
Black Belt” si dhe praktikon boksin stili “Muay Thai”. Në moshën 13 vjeçare ka
përfaqësuar Singaporin në ndeshjet kombëtare të taekwondo midis Singaporit dhe
Taivanit. Punon në financa dhe merret me muzikë. Sot Andrew njihet si një nga
basistët më të mirë. Kitaristi Shah ka ëndërruar të luajë për rok & roll që
i ri, dhe kjo ëndërr iu realizua kur u bë pjesë e grupit Cynation. Kitarën e ka
mësuar vetë në moshën 13 vjeçare me një kitarë të përdorur dhuruar atij sepse
nuk mund ta blente vetë. Teorinë dhe notat e muzikës i mësoi vetë po ashtu nga
revista Bota e Kitarës “Guitar World” në 1992, që brenda kishte tablaturën e
kitarës. Muzika e tij e preferuar është, rok, rok fuzion me fank, xhaz, dhe
bluz. Regjisori, producenti, skenaristi dhe aktori Aaron Mak është fotografi
dhe videografi i bandës muzikore “Cynation”, si dhe themelues/CEO kreativ i
kompanisë filmike “Melbourne Film Studio” (
www.melbournefilmstudio.com). Në 2015 fitoi çmimin “Outstanding Production Design
Award” për filmin “Joke’s on you” e zhanrit thriller, me aktorë Aaron Mak dhe
James Walker. Në 2016 fitoi çmimin “Astonishing Cinematography Award” për
filmin “Coffee Run”, ku luan edhe Josh Mak. Si dhe fitoi vendin e dytë për
filmin “House Sitting” e zhanrit horror, me aktorë Ashleigh Gray, Aaron Mak dhe
Taylor Gray. Me 21 korrik 2017 Cynation lansoi singling “Dancing Devil” (Djalli
që vallëzon), me producent Jason Hawkins, Rock Hawk Studios në Melburn,
Australi. Kënga debutoi në listen e Top Hiteve të Rokut në Collision Radio në
Viktoria, Australi dhe është në iTunes dhe Amazon. Momentalisht Cynation po
merret me këngën e dytë “Go Louie Go” dhe me videoklipin e “Dancing Devil”.
Grupi Cynation shpreson të bëjë një turne në Nju Jork, Shqipëri-Kosovë-Europë
në 2019.

 Intervista me dy
vëllezërit australian Josh dhe Aaron Mak

Bisedoi Alketa Maksuti
Beqari

Ju jeni vllezër? Si
është bashkëpunimi juaj në fushën e artit?

 Josh Mak: Faleminderit Alketa për ftesën. Ju jemi shumë mirënjohës
për këtë mundësi që të ndajmë historinë tonë me njerëzit e Tiranës dhe
Shqipërisë. Duam të falendojmë gjithashtu z. Haxhi Muhaxheri në Austri që na
prezantoi këngën “Dancing Devil” për publikun shqiptar në Radio Liria. Unë jam
vokalisti dhe kitaristi kryesor i grupit rok, Cynation, dhe jetoj në Melburn,
Australi.

 Aaron Mak: Unë
jam regjisor dhe Drejtor i Studios së Filmit të Melburn, si dhe jetoj në
Melburn, Australi. Josh është vëllai im më i madh dhe ne kombinojmë aftësitë
tona të ndryshme në muzikë dhe film për të punuar së bashku. Është një proçes i
mrekullueshëm që të punoj së bashku me vëllain tim, sepse i shikojmë projektet
në mënyrë të ngjashme dhe kemi shije të njejtë.

 Josh ju jeni
këngëtari dhe gitaristi i bandës së rokut “Cynation” (Sineishën). Kush janë
anëtarët e tjerë të bandës? Kur e krijuat atë? 

 Josh Mak: Grupi
Cynation përbëhet nga Josh Mak (vokal dhe kitarë), Simon Lai (kitarë &
mbështetës vokal), Shah (kitarë) dhe Andrew Teo (kitarë bas).

Simon, Andrew dhe unë e
formuam grupin në vitin 1998, kur ishim vetëm 13 vjeç. Shah u bashkua më vonë
me grupin në vitin 2002. Prandaj, ne nuk jemi vetëm një grup muzike, por miq të
përjetshëm të fëmijërisë, dhe këta tre djem janë si vëllezërit e mi.

 Sapo keni
lansuar hitin “Dancing Devil”. Për çfarë bën fjalë kënga?

 Josh Mak: Dancing Devil është një këngë për femrat që bëjnë
striptizë, industrinë e argëtimit të rritur, dhe qëndrimi i shoqërisë ndaj
tyre. Shumë njerëz gjykojnë dhe nuk i respektojnë këto gra për shkak të asaj që
ata zgjedhin të bëjnë për të jetuar. Megjithatë shumë nga këta njerëz që
gjykojnë janë ata që paguajnë për shërbimet e tyre.

 Kënga gjithashtu
shqyrton betejën e vazhdueshme të mashkullit me tundimin – duke u tërhequr në
mënyrë të pakthyeshme drejt tundimit, gjë që ai kurrë nuk dëshiron ta pranojë
hapturazi.

 Një koncept
mjaft interesant. Çfarë mund të presim për videoklipin e këngës? Ku do
xhirohet?  

 Aaron Mak: Ne
kemi për qëllim të krijojmë një videoklip që ka një estetikë unike dhe
tërheqëse për audiencat, me imazhe të forta vizuale për të rritur dinamizmin e
këngës.

Ky projekt është
gjithashtu një përpjekje për të sjellë së bashku disa artistë vendas të pavarur
nga fusha dhe sfonde të ndryshme për të krijuar një punë profesionale dhe me
cilësi të lartë.

Videoja do të xhirohet në
Melburn, Australi, dhe aktualisht jemi duke kërkuar lokacione në disa klube
lokale.

 Aaron, ju keni
dhe shtëpinë tuaj filmike, Melburn Film Studio. Çfarë të pëlqen kur bën filma?

Aaron Mak: Melbourne Film Studio u krijua në vitin 2016,
fillimisht nën emrin “Enigmatic Pictures”, kur unë fillova të krijoj
filma të shkurtër për festivale universitare të filmit. Që atëherë, ne kemi
krijuar disa filma me metrazh të shkurtër dhe kemi punuar së bashku me
Sineishën për të krijuar projekte të ndryshme filmike.

 E dua filmimin për
shkak të gjitha historive të ndryshme që mund të tregohen përmes filmit, dhe të
gjitha mënyrat e ndryshme që mund të tregosh një histori. Kam gjetur një mënyrë
të shumë të mirë për të shprehur ndjenjat dhe mendimet që kanë tendencë të jenë
shumë të vështira për t’u shprehur vetëm me fjalë.

 Aaron, keni
studiuar për film dhe teatër në Australi dhe Angli. Na tregoni më tepër për
projektet e filmave tuaj?

 Aaron Mak: Sapo
jam diplomuar nga Universiteti Monash në Melbërn, Australi, në vitin 2017 me
Bachelor të Arteve, ku kam studiuar Studimet e Teatrit dhe Studimet e Filmit.
Gjatë ditëve të mia të shkollimit, kam kaluar 6 muaj duke studiuar Teatrin dhe
Filmin në Universitetin e Exeter në Angli. Një nga projektet e para të
filmit që kam bërë ishte filmi i shkurtër horror, House Sitting (2016), të
cilin unë kam punuar së bashku me kolegë dhe miq të universitetit për ta
krijuar.Projekti më i fundit, “How the Devil Dances” (2017), ka qenë
ndoshta pjesa më sfiduese. Duke pasur më shumë eksperiencë me tregimet e filmit
të shkurtër, ishte interesante që u përpoqa t’i afrohem zhanrit dokumentar.
Megjithatë, tema është shumë e rëndësishme dhe mendova se mund ta tregoj
historinë e Sineishën në mënyrë efektive me këtë dokumentar.

 Përveç
videoklipit, çfarë bashkëpunimi tjetër keni patur?             

 Josh Mak: Kemi një kanal në YouTube që quhet “Cynation TV”, jo
vetëm që tregon muzikën tonë, por gjithashtu tregon grupin në jetën tonë të
përditshme, duke kaluar kohën bashkë dhe duke u argëtuar.

Aaron Mak: Një nga filmat e shkurtër të shkurtër që kam më përpara,
është “Coffee Run”, e cila ishte në fakt projekti i parë që kam punuar së
bashku me vëllain, Josh. Unë jam regjisori dhe skenaristi i filmit me metrazh
të shkurtër, si dhe aktrova bashkë me Josh, i cili ishte roli i tij i parë i
aktrimit. Filmi fitoi çmimin Kinematografia më e mirë.

Ne më vonë punuam së
bashku përsëri në një film të shkurtër horror për trajlerin e Cynical
Annihilation: Pandora’s Box në 2016.

Aaron, si shkrimtar si
e trajton një skenar? Cili është proçesi kur shkruan?

Aaron Mak: Më pëlqen ta filloj skenarin me një karakter, para se të
filloj të krijoj elementet e tjera. Unë mendoj se njerëzit janë pika e lidhjes
midis audiencës dhe ngjarjeve të një filmi – aq më interesante, unike ose
komplekse karakteret tuaja janë, aq më shumë mënyra ka për t’i angazhuar
njerëzit me punën tuaj. Më pëlqen të filloj proçesin e zhvillimit duke shkruar
detaje të vogla dhe t’i shënoj me pika. Sapo kam informata të mjaftueshme, unë
filloj hartimin se si këto detaje do të lidhen së bashku dhe do të rrjedhin në
një film.

Fotografia është një
nga pasionet tuaja. Çfarë të frymëzon ty si fotograf?

Aaron
Mak: 
Kam zbuluar pasionin tim për
fotografinë mjaft vonë në fund të vitit të kaluar, para se të filloja në mënyrë
profesionale. Kohët e fundit kam paraqitur disa nga veprat e mia të fotografisë
në konkursin e vitit 2017 për ekspozimin fotografik, i cili po zhvillohet në
qytetin e Nju Jorkut – fotot e paraqitura morën si pjesë e një fotoseti të
muzikës dhe të modës, ku kam punuar me Josh përsëri, si modelin tim. Më pëlqen
të marr fotografi të gjërave të ndryshme, nga natyra, arkitektura, portrete,
por unë kam një tendencë të pëlqej thjeshtësinë kur bëhet fjalë për
fotografinë.

Nga vendet që keni
vizituar, cili është qyteti, shteti, i cili ju ka lënë mbresa?

Josh Mak: Vizita tek Fiset Hill në Tajlandën Veriore ishte një
përvojë vërtetë e veçantë. Pashë se si jetonin fshatarët e këtyre klaneve, dhe
ishte një ndryshim inspirues nga ritmi i shpejtë i jetës së qytetit.

Aaron Mak: Pata përvojën për të vizituar Amsterdamin në Hollandën
për herë të parë kohët e fundit. Ishte me të vërtetë inspiruese për të vizituar
një qytet aq të bukur nga ana vizuale me kanalet dhe arkitekturën e tij, si dhe
aq kulturore me galeritë e artit si Muzeu Van Gogh. Kishte një kulturë jetese
të relaksuar pa stres.

 Çfarë ju keni
kompozuar ose krijuar gjatë këtyre shëtitjeve

 Josh Mak: Kompozoj
dhe shkruaj muzikë sa herë që më vjen frymëzimi, kështu që po, mund të ndodhë
gjatë udhëtimeve, por shpesh ndodh gjatë aktiviteteve të zakonshme të
përditshme që ndjehem më kreativ. Performanca në disa festivale muzikore në
Singapor ka qenë patjetër e paharruar për grupin tonë, dhe ne shpresojmë që të
udhëtojmë dhe të performojmë muzikën tonë nëpër botë. Në këtë listë kemi
dëshirë të performojmë edhe në Shqipëri dhe Kosovë në 2019, dhe mund të
xhirojmë një videoklip atje.

Çfarë dini ju për
Shqipërinë?

Josh Mak: Unë jam gjithmonë i intriguar nga muzika tradicionale
etnike dhe Shqipëria nuk është përjashtim. Më pëlqen përdorimi i klarinetave
dhe mënyra unike që ato i afrohen melodisë dhe formulimit. Shah, një nga
kitaristët tanë në grup, është gjithashtu një tifoz i madh i futbollit – sa
herë që Shqipëria luan, ne gjithmonë jemi me Shqipërinë. Lojtari i tij i preferuar
është Lorik Cana. Gjithashtu, kam dëgjuar se vera shqiptare është shumë e mirë.

 Aaron Mak: Dy vendet tona kanë një lidhje historike të fortë. Në
vitet 1920 dhe 1930 një numër i madh shqiptarësh erdhën në Melbërn dhe në
Sheparton ku ata punonin në industrinë bujqësore si në atdheun e tyre. Kohët e
fundit, në vitin 1999, kryeministri australian në atë kohë, Xhon Howard,
autorizoi strehimin e 4,000 refugjatëve nga Kosova në Australi.

 Sa fjalë keni
mësuar këto ditë në gjuhë shqipe

Aaron Mak: Faleminderit Alketa. Si jeni? Unë jam Aaron dhe une bëj
filma.

Josh Mak: Si jeni Alketa? Unë jam Josh. Unë jam muzikant i
Cynation. Faleminderit shumë.

Gjithashtu kemi dëgjuar
për festivalin tradicional te rrushit “Hardh Fest” në Kosovë me muzikë dhe
verë. Ne dimë fjalën “RRUSH”. Ne do të dëshironim të përformojmë një
ditë atje në Kosovë, Shqipëri dhe në Ballkan.

Do të guxonit të
realizoni një bashkëpunim Melburn – Tirana?   

 Josh Mak: Bukuria e muzikës është se ajo ka aftësinë të kapërcejë
kufijtë dhe gjuhët. Është një mënyrë e mrekullueshme për të mësuar dhe njohur
kulturën e një vendi tjetër – dhe po, Tirana do të jetë patjetër në krye të
listës sonë të qyteteve për të bashkëpunuar.

 Emisioni im te
Radio Liria titullohet “Bërthamë”. Në Australi, familja a është bërthamë? Çfarë
është familja për ju?

 Aaron Mak: Australianët
e vlerësojnë shumë lart familjen dhe besojnë se dashuria dhe mbështetja e
familjes janë gjërat më të rëndësishme në jetë. Edhe në kohën e Krishtlindjes
në Australi, është normë që gjitha dyqanet të mbyllen, në mënyrë që familjet ta
kalojnë atë kohë cilësore së bashku.

Josh Mak: Për mua, familja nuk kufizohet vetëm tek njerëzit e
afërm. Por edhe ata janë njerëz të cilët kam krijuar lidhje të ngushta, unë i
konsideroj familje, si vëllezërit e mi në bandën tonë dhe publicistja jonë e
grupit, Ermira Babamusta.

Kush janë njerëzit që
doni më shumë në jetën
tuaj?                       

Josh Mak: Një pjesë e madhe e suksesit tonë është falë mbështetjes
nga familja jonë. Gjithashtu duam të falenderojmë publicisten dhe manaxheren
tonë, Ermira Babamusta – jo vetëm për punën e saj të madhe, por edhe për
besimin që ajo ka vendosur te ne dhe në muzikën tonë. Si dhe i jemi mirënjohës
producentit tonë Jason Hawkins, që ka qenë shumë me vlerë në procesin e
krijimit të muzikës sonë. Ne jemi të bekuar me të vërtetë për të punuar me një
artist të kalibrit të tij.

Çfarë mund të presim
nga ju? Cilat janë planet e së
ardhmes?       

 

Josh Mak: Ne
jemi gati të lansojmë këngën tonë të dytë, të quajtur “Go Louie Go”.
Në fund të këtij viti do kemi gati edhe një mini album me 5 këngë, si dhe video
klipin tonë të këngës Dancing Devil. Ne gjithashtu kemi në plan të udhëtojmë në
Nju Jork dhe Shqipëri në të ardhmen.

 

Aaron Mak: Në javët e ardhshme, unë do të kem gati episodin e
ardhshëm në serinë televizive Cynation Tv – episodi do të quhet “Sineishën
humbet në labirint”. Në fund të këtij viti, do të lansohet edhe videoklipi i
këngës “Dancing Devil”.

Kur të vijë 2018, unë
shpresoj të krijoj një tjetër film të shkurtër, të cilin pastaj mund t’i dërgoj
nëpër festivale të filmit në nivel lokal dhe ndërkombëtar dhe të udhëtoj në të
gjithë botën.