Çudirat e punësimeve në administratën shtetërore dhe objektet shpenzimeve, tregues i korrupsionit me tenderët

621
Përparim HALILI
Drejtësia duhet të ndërhyjë me urgjencë, për të hapur dhe zbardhur realitetin e vendim-marrjes, zhvillimit dhe realizmit në terren të fondeve publike që janë shpenzuar nëpërmjet këtyre procedurave prokuruese, të cilat janë kompetencë administrativo-ligjore e drejtuesve të institucioneve shtetërore dhe njësive të pushtetit lokal. Brenda dosjeve të tenderëve të investimeve e shërbimeve, blerje-shitjeve të mallrave e pajisjeve, sidomos të atyre me fond limit në miliarda lekë, ka shumë fakte skandaloze me përmbajtje të plotë krimin ekonomik, financiar e administrativ, të inskenuar, të lejuar, të miratuar, të pranuar e të fshehur prej drejtuesve të institucioneve, komisioneve të vlerësimit të Ofertave (KVO) dhe të institucioneve qendrore prej nga ato varen si strukturë! E kemi fjalën, vetëm për ato abuzime që konstatohen me tenderët të cilët publikohen në “Buletini i Prokurimit Publik” e jo për ato mijëra raste shpenzimesh që bëhen pa kaluar në procedurat e prokurimeve publike (tenderimeve), ku siç tregon KLSH, bëhen batërdia me financat e shtetit, të cilat mjafton të lexosh pasuritë e deklaruara prej shtetarëve e ish-shtetarëve dhe konstaton një vjedhje sa malet “Himalaje”, me bazë ryshfetin për çdo tender, punësim e transferim, por edhe nëpërmjet fitimeve abuzive nga tenderët që u japin bizneseve të tyre, të cilët i maskojnë pas emrave të familjarëve, të afërmve, miqve, ortakëve e shokëve. 
Shëndetësia e Kurbinit, kërkon ndihmëskuzhinier dhe rrobalarëse me arsim të lartë 
Njoftimi i parë
Në zbatim të urdhrit të Ministrisë të Shëndetësisë nr 511 datë 13.12.2011” Për kriteret e punësimit në shërbimin shëndetësor publik”, Drejtoria e Shërbimit Spitalor Kurbin, shpall 
1. Një (1) vend të lirë punë në pozicionin Ndihmës në kuzhinë 
1-Të ketë arsimin e mesëm ose të lartë 
2-Eksperienca në punë përbën avantazh. 
3-Të ketë aftësi komunikimi në grup 
4-Të jetë e aftë të punojë me turne
Njoftimi i dytë
1. Shpall: 1 (një ) vend të lirë pune në pozicionin: Rrobalarëse 
2- Të ketë arsimin e mesëm ose te larte 
3- Eksperienca në punë përbën avantazh. 
4- Të ketë aftësi komunikimi në grup 
5- Të jetë e aftë të punojë me turne

Bashkia Fier, 43 milionë lekë për shkrifërim rëre

NDERMARRJA E SHERBIMEVE PUBLIKE, BASHKIA FIER 
1. Emri dhe adresa e autoritetit kontraktor: Bashkia Fier, Adresa Lagja “Kastriot”, Rruga “Brigada e XI Sulmuese”, Fier, Tel/Fax 034 410 636 
2. Lloji i procedurës së prokurimit: Kërkesë për Propozim me mjete elektronike 
3. Objekti i kontratës/marrëveshjes kuadër: Shërbim për zbulim, gërmim, shkrifërim dhe ngarkim i rërës bituminoze 
4. Fondi limit: 3 680 000 lekë pa TVSH 
5. Kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për ekzekutimin: Nga nënshkrimi i kontratës, deri më 15.10.2017 
6. Afati kohor për dorëzimin e ofertave ose kërkesave për pjesëmarrje: Data 19/04/2017, Ora: 10:00 

Shefat e AMA rehatohen në luks, 200 milionë lekë për mobilimin e zyrave

AUTORITETI I MEDIAVE AUDIOVIZIVE 
1. Lloji i procedurës së prokurimit: Procedurë e Hapur, me mjete elektronike 
2. Përshkrimi i shkurtër i kontratës: “Blerje orendi dhe pajisje zyre” 
3. Fondi limit total: 16.620.000 (gjashtëmbëdhjetë milionë gjashtëqind e njëzetë) lekë pa TVSH 
4. Kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për ekzekutimin: 20 (njëzetë) ditë, duke nisur nga dita e lidhjes së kontratës. 
5. Burimi i financimit: Të ardhurat e Institucionit
6. Publikime të mëparshme: Buletini i Njoftimeve Publike Nr. 7, 20 Shkurt 2017 

Tenderë që shtyhen dhe përsëriten për shkak të pazareve mes palëve drejtues-firma

BASHKIA ELBASAN 
Autoriteti kontraktor, Bashkia Elbasan, vendosi të anulojë procedurën e prokurimit Procedurë e Hapur, me objekt: “Shitjen e bohçeve te Pishave mesdhetare (Pishë e butë dhe Pishë detit)”, për sasinë dhe vlerën fillestare 356.198 ( treqind e pesëdhjetë e gjashtë mijë e njëqind e nëntëdhjetë e tetë) lekë (pa TVSH) 1780.99 (një mijë e shtatëqind e tetëdhjetë mijë pikë nëntëdhjete e nëntë) kjo për arsye të mungesës së konkurrencës (nuk është paraqitur asnjë ofertë brenda afatit kohor).

QENDRA SPITALORE UNIVERSITARE “NËNË TEREZA” TIRANË 
Autoriteti kontraktor anulon procedurën e prokurimit vetëm: a) për shkaqe që dalin jashtë kontrollit të autoritetit kontraktor dhe të paparashikueshme në kohën e fillimit të procedurës së prokurimit, duke respektuar parimet e barazisë dhe të transparencës në tenderin “Blerje bari Faktor X dhe Faktor VII” me fond limit me vlerë 55,277,368.10.(pesëdhjetë e pesë milion e dyqind e shtatëdhjetë e shtatëmijë e treqind e gjashtëdhjetë e tetë).10 lekë pa TVSH.

BASHKIA FIER 
Autoriteti Kontraktor Bashkia Fier njofton se ne mbështetje te nenit 24 pika 1 germa “ç“ te Ligjit nr. 9643 date 20.11.2006 “Per prokurimin publik” i ndryshuar, tenderi me Procedure “Kërkesë për propozim me mjete elektronike, me objekt “Transport materiali rëre bituminoze, zhavorr, çakëll”, zhvilluar me date 27.03.2017, ora 09, anulohet për shkak se asnjë nga ofertat e paraqitura nuk përputhet me kriteret e përcaktuara në dokumentet e tenderit. 

ALBPETROL SHA PATOS 
Autoriteti Kontraktor Albpetrol sha Patos, njofton se anulohet procedura e hapur me objekt “Shërbim i Ruajtjes se pronës” i parashikuar pre t’u zhvilluar në datë 20.03.2017 ora 10.00, për arsye të përllogaritjes gabim te fondit limit. 

BASHKIA CERRIK 
Autoriteti Kontraktor Bashkia Cërrik anulon procedurën e prokurimi: Rehabilitimi i skemës se ujitjes ne bashkinë Cërrik me vlerë 12000000 ( dymbëdhjetë milionë) leke pa TVSH. Me fonde të Bashkisë Cërrik. me afat deri 30 dite]. Arsyet: Asnjë operator ofertues nuk është kualifikuar. 

POLIKLINIKA E SPECIALITETEVE NR. 3 
Njofton se anulohet procedura “ Kërkesë për Propozim” e publikuar ne date 06.04.2017 dhe do mbyllej ne date 17.04.2017, si rezultat i një gabimi teknik, Autoriteti Kontraktor Bashkia Kamzë njofton se procedura e prokurimit: ”Kërkesë për propozim” ( me elektronikë) me objekt: “Ndërtim K.U.N Rruga (“Abdyl Ypi, Gjovani Faust, Aleks Buda, Abdyl Elmazi)” Paskuqan. anulohet pasi është hedhur gabim preventivi.

DREJTORIA E SPITALIT “IHSAN ÇABEJ” LUSHNJE 
Njofton se behet anulimi i procedurës së prokurimit “Kërkesë për Propozim” me objekte “Rikonstruksion i linjës së oksigjenit” për disa gabime në dokumentet standarde.

BASHKIA MAT 
Mbështetur në ligjin Nr. 139/2015 për “ Për vetëqeverisjen vendore ne ligjin nr. 9643, datë 20. 11. 2006 “Për prokurimin publik”, i ndryshuar, ne Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 914, datë. 29. 12. 2014 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik” i ndryshuar, te anulohet tenderi për shkak të një gabimi njerëzor dhe teknik.

BASHKIA PATOS 
Autoriteti Kontraktor “Bashkia Patos”, njofton se procedura e prokurimit “Kërkesë për Propozim” me objekt “Blerje mjeti tip gjysmë karrocerie”, zhvilluar më date 20/03/2017 ora 11:00, anulohet, për arsye se nuk u kualifikua asnjë operator ekonomik nga KVO.
Sigal