Cozman blen jaht milionesh? Fillojnë xhirimet e #Holla me Tunën

606
Pas shumë polemikave dhe spekulimeve, më në fund ylli i Babastars, Cozman, ka filluar xhirimet e klipit të tij të shumëpritur në bashkëpunim me Tunën.
Tribuna shkruan se #Holla titullohet projekti i ri i këngës së Cozman me Tunën, i cili është një bashkëpunim “deja-vu” nga vera e vitit 2013, ku çifti arriti t’i thyejë të gjitha rekordet me “Fenix”.
Dyshja është ribashkuar sërish në projektin e ri, i cili në muzikë është punuar nga Zzap n’Chriss, kurse në tekst nga vetë Cozman me Mozzik dhe në videoklip të Max Produciton.
Cozman prej disa ditësh po pushon në një jaht milionësh që besohet se ai do ta përdorë edhe në videoklipin e ri dhe që sipas mediave shqiptare ka ngritur dyshimet mos është blerë nga reperi prishtinas.
#Holla pritet të jetë konkurrent për hitin e kësaj vere. Projekti do të publikohet në ditët në vijim
Sigal