“Coldplay” do të performojnë së bashku me Beyonce

521
Të gjithë janë në pritje të spektaklit që do të pushtojë skenën në Super Bowl, sidomos pas konfirmimit se bashkë me Coldplay do të përformojë edhe diva e muzikës amerikane, Beyonce.
Lajmin e ka konfirmuar për “The Associated Press”, sponsori i show-t, Pepsi.
Këngëtarja ka bashkëpunuar me bandën britanike për këngën “Hymn for the Weekend”, e cila është pjesë e albumit të fundit të grupit “A Head Full of Dreams”
Hera e fundit që Beyonce ka marrë pjesë në këtë shfaqje ishte në vitin 2013, bashkë me ish-pjesëtaret e grupit Destiny’s Child, Kelly Rowland dhe Michelle Williams. Ajo ndezi skënën me lëvizjet e saj, superenergjike dhe spektakolare.
“The Super Bowl” do të zhvillohet më 7 shkurt në stadiumin “Santa Clara”, në Kaliforni dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në CBS. Pritet që në pushimin e ndeshjes të performojë edhe Bruno Mars, megjithatë lajmi nuk është konfirmuar ende zyrtarisht.
Vitin e kaluar, Super Bowl arriti rekord shikueshmërie me 118 milionë ndjekës, falë interpretimit mbresëlënës të Katy Perry. Bashkë me 31-vjeçaren në skenë kënduan edhe Lenny Kravitz e Missy Elliott.
Sigal