Çokollata ju ndihmon të kaloni ftohjen

564
Sigal

Një ekspert i organeve respiratore, thotë se çokollata është shumë e mirë për tju ndihmuar të kaloni ftohjen. Profesori Alyn Morice, thotë se ka edhe studime që e dëshmojnë këtë gjë.
Studimet e kanë vërtetuar se pacientët të cilët kanë marrë ilaçe që për bazë kishin çokollatën, kanë pasur përmirësim të simptomave përbrenda dy ditësh.
Edhe studimet e kryera në Universitetin Imperial College në Londër, kanë zbuluar se një alkaloid që ndodhet në kokoa, është ilaç shumë i mirë për ta larguar të ftohurën.