Çmimi “Nobel” në Fizikë për vitin 2016 fitohet nga tre britanikët

505
Sigal

 

Gazeta Telegraf/

Tre britanikët, David
Thouless, Duncan Haldane dhe Michael Kosterlitz, që janë edhe pionerët në
studimin e kësaj pjese të fizikës, do të ndajnë çmimin prej 1 milionë eurosh.

Në argumentimin e dhënies së çmimit, Komiteti i
Nobelit thotë se këtë vit “u hapën dyert e së panjohurës”, referuar këtu punës
kërkimore në fusha ende misterioze për sjelljen e materies dhe formës së saj në
mjedise të ndryshme.

Studimi i formave të pazakonte të materies është
cilësuar si tejet i rëndësishëm nga fizikantët, pasi kuptimi në detaj i tyre do
të ndihmojë në të ardhmen në krijimin dhe prodhimin e materialeve të panjohura
deri më tani.

Tre britanikët fitues të çmimit i bashkohen
listës me 200 fizikantë që kanë fituar këtë çmim me punën e tyre që nga viti
1901.

Një vit më parë, Nobeli u nda mes shkencëtarit
japonez, Takaaki Kajita dhe atij kanadezit Arthur McDonald për punën kërkimore
në fushën e neutrinove, ndërsa në 2014, treshja japoneze Isamu Akasaki, Hiroshi
Amano dhe Shuji Nakamura fituan këtë çmim për zhvillimin për herë të parë të
diodave që emëtojnë drita blu.