Cilët janë motivet reale, të anulimit të këtyre tenderëve?

623
MINISTRIA E MBROJTJES 
Ministria e Mbrojtjes, njofton anulimin e procedurës së prokurimit me objekt “Kolaudim zadrash për anijet, barokamere dhe bombola”, për nevoja të Komandës së Forcës Detare, me fond limit 2,906,000 (dy Buletini Nr. 23 datë 12 Qershor 2017 Agjencia e Prokurimit Publik Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Këshilli i Ministrave Tel.+ 355 4 22 77 510 https://ëëë.app.gov.al 568/632 

milionë e nëntëqind e gjashtë mijë) lekë pa tvsh., vënë në dispozicion nga buxheti i shtetit për vitin 2017, i ndarë në 2 (dy) lote. 

DREJTORIA E SHERBIMIT SPITALOR PUKE 
Drejtoria e Shërbimit Spitalor Puke njofton Agjencinë e Prokurimit Publik Tirane se procedura e prokurimit me objekt “Blerje ushqime për Spitalin Pukë për vitin 2017 për herë të dytë.” me Urdhër Prokurimi Nr.41 date 28.03.2017 dhe numër reference REF-74517-03-28-2017eshte anuluar për arsye se: Nuk është kualifikuar operatori ekonomik pjesëmarrës për mungesë dokumentacioni kualifikues ligjor.

BASHKIA MALIQ 
Bashkia Maliq njofton se Procedura e Prokurimit “Kërkesë për propozim” – Prokurim Elektronik, me objekt: “Mirëmbajtje mjetesh transporti dhe Eskalatorë (FV pjesë këmbimi për mjetet sipas nevojës)” me fond limit 1.154.840 (një milion e njëqind e pesëdhjetë e katërmijë e tetëqind e dyzetë) lek pa TVSH e zhvilluar në datën 07.06.2017 ora 10:00, anulohet pasi nuk ka marrë pjesë asnjë operator ekonomik. 

BASHKIA LUSHNJE, NDERMARRJA E PASURISE PUBLIKE 
Ndërmarrja e Pasurisë Publike njofton për anulimin e procedurës së prokurimit kërkesë për propozim me objekt “Blerje riparim shërbime, pjese këmbimi dhe vajra për mjetet e Ndërmarrjes së Pasurisë Publike Lushnjë”, i zhvilluar ne date 23/05/ 2017, ora 09: 00 me mjete elektronike , anulohet për arsye se i vetmi operator ekonomik i paraqitur për këtë procedurë prokurimi, është skualifikuar për mungese dokumentacioni të kërkuar sipas DST.

BASHKIA PATOS 
Bashkia Patos, njofton se procedura e prokurimit “Kërkesë për Propozim” me objekt “Blerje mjeti tip gjysmë karrocerie”, me urdhër prokurimi nr. 23 date 03/05/2017, zhvilluar me date 15/05/2017 ora 11:00, anulohet, sepse operatori ekonomik i shpallur fitues “AE Grup”shpk me shkresën nr 844/4 Prot date 08/06/2017 ka njoftuar tërheqjen nga nënshkrimi i kontratës. 

UZINA E LËNDËVE PLASËSE MJEKËS ELBASAN 
Uzina e Lëndëve Plasëse Mjekës Elbasan, njofton se ankandi me “Procedurë e hapur”, me objekt shitje skrap çeliku i përfituar nga automjete dhe asete të ULP-së të nxjerra jashtë përdorimit, përkatësisht për sasinë totale prej 35.486 kilogram, me vlerë fillestare 1.064.580 (një milion e gjashtëdhjetë e katër mijë e pesëqind e tetëdhjetë) lekë pa TVSH., i zhvilluar më datë 29.05.2017, ora 09.00, anulohet për arsye të mungesës së konkurrencës.

KANTIERI I NDËRTIMIT DHE RIPARIMIT TË ANIJEVE, PASHALIMAN-VLORË 
Kantieri i Ndërtimit dhe Riparimit të Anijeve Pashaliman- Vlorë, në zbatim të nenit 13, të Ligjit Nr. 9874, datë 14.02.2008 “Për Ankandin Publik”, miratuar me VKM nr. 1719, datë 17.12.2008, njofton për mosrealizimin e ankandit për shitjen e kontejnerëve, publikuar në Buletinin Nr. 18, datë 08 Maj 2017, i parashikuar për t’u zhvilluar në datë 29.05.2017. me vlerë 3 275 978 (tre milion e dyqind e shtatëdhjetë e pesë mijë e nëntëqind e shtatëdhjetë e tetë), për mungesë konkurrence (nuk u paraqit asnjë ofertues). Në mbështetje e zbatim të Ligjit nr. 9874 datë 14.02.2008 “Për rregullat e ankandit publik” dhe 6/ç të Kreut VI, “Kushte të përgjithshme për zbatim”, të VKM nr.1719, datë 17.12.2008 “Për miratimin e rregullave të ankandit publik”, autoriteti shitës do të vijojë procedurat e përsëritjes së ankandit.
Sigal