Çifti ribashkohet?! Bllokohet divorci i Brad Pitt dhe Angelina Jolie

519
Bllokohen procedurat e divorcit mes Angelina Jolie dhe Brad Pitt. Lajmi është publikuar nga ‘Us Weekly’. Burime pranë së përditshmes amerikane janë shprehur se dy aktorët e famshëm, Angelina Jolie dhe Brad Pitt i kanë ndalur procedurat e divorcit.
“Divorci është ndalur. Në muajt e fundit ata nuk kanë bërë asgjë për të vazhduar përpara dhe nuk mendoj se do të vazhdojnë këto procedura”, ka thënë një burim për çiftin, i cili u nda në shtator të vitit 2016.

Flitet se Brad i ka lënë pas problemet e gatshme që kishte dhe se Angelina është shprehur që mund t’ja japë dhe një mundësi nëse tregon se është i gatshëm të rrisë fëmijët. “Të gjithë mendojnë se ata do të bashkohen”, ka thënë një tjetër burim.


Sigal