Çifti i famshëm finalizon divorcin

177
Çifti është ndarë pas 12 vjet martese, vetëm një ditë pasi festuan përvjetorin e martesës.
“E kemi menduar gjerë e gjatë dhe kemi marrë vendimin e vështirë për t’u shkurorëzuar”, ka thënë Ben Affleck dhe Jennifer garner në një deklaratë të përbashkët për revistën People. “Ne do të vazhdojmë përpara me dashuri dhe miqësi për njëri-tjetrin dhe të vazhdojmë përkujdesjen për fëmijët, privatësinë e të cilëve kërkojmë që ta respektoni në këtë kohë të vështirë”, thuhet më tej. Kjo pasi tashmë, edhe pasi kanë vulosur dokumentat e divorcit, kanë ndarë dhe kujdesin ndaj fëmijëve të tyre.
Aktori 43-vjeçar dhe aktorja 44-vjeçare janë prindër të tre fëmijëve, dy vajza dhe një djalë.