Çifti britanik heq dorë nga gjithçka, për të udhëtuar nëpër botë me varkë

474
Një çift në Britaninë e Madhe vendosën të ndryshojnë jetën e tyre. Ai punonte si arkitekt ndërsa, ajo ishte një ish modele që jepte parashikimin e motit në televizion. Të mërzitur nga jeta monotone, ato vendosin t’i japin një tjetër rrjedhë jetës së tyre, duke udhëtuar nëpër botë vetëm me një varkë me vela. Kështu ata shesin shtëpinë në Britaninë e Madhe, blenë varkën me vela, Silver Paws dhe u nisën nëpër Mesdhe.

Tashmë kanë filluar të shpërndahen fotot e para të 29- vjetarit Charlie Smith dhe bashkëshortes së tij 39-vjeç. “Shumë njerëz presin të dalin në pension për të ndryshuar jetën e tyre dhe për të bërë atë që kanë dëshiruar gjithmonë. Në thjesht vendosëm të marrim përsipër rreziqet dhe mos të presim pensionin”- kanë thanë ata për të përditshmen britanike Daily Mail. Fotot e tyre të fundit të vendosura në Instagram vijën nga Italia, Franca dhe Spanja. 
Sigal