Çifti Brad Pitt dhe Angelina Jolie vendosin të ndahen?

479
Sigal

Siç shkruan
portali “Hollywood Life” çifti më i famshëm i Hollivudit, Brad Pitt dhe
Angelina Jolie do të ndahen. Nëse këto spekulime janë të sakta, çifti i njohur
i aktorëve që janë bashkë që prej dhjetë vjetësh, kanë vendosur të ndahen.

Problemet e para
në martesë kanë filluar gjatë periudhës kur çifti kanë punuar bashkë në një
film të përbashkët. Siç thuhet në këtë portal Brad ka qenë ai që ka vendosur të
lërë Angelinën.

Brad dhe Angelina
pas shumë vitesh bashkë, janë martuar vetëm një vit më parë në një ceremoni të
vogël në Francë, ndërsa bashkë kanë gjashtë fëmijë, nga të cilët tre janë
fëmijë biologjikë ndërsa tre të adoptuar.