Chris Brown nuk lejohet në Australi, shkak dhuna ndaj ish të dashurës

706
Këngëtari amerikan Chris Brown është ndaluar të hyjë në Australi për shkak të dhunës që ushtroi ndaj ish të dashurës Rihanna 6 vite më parë.
Zyrtarët kanë informuar se 26 vjeçarit i është refuzuar aplikimi që kishte bërë për vizë ditën e premte.
Ylli i muzikës dance pop dhe rap pritej të mbante një koncert në muajin dhjetor por sipas tij biletat do fillonin të shiteshin të hënën.
Megjithatë ministri i emigracionit Chris Dutton u shpreh ditën e dielë se i kanë lënë kohë këngëtarit 28 ditë kohë të prezantojë një material për të shpjeguar arsyet pse duhet të marrë nga vizë nga Australia.
Senatorja Michaelia Cash e ka nxitur z.Dutton të mbajë një qëndrim përsa i përket çështjes.
Ajo tha në një deklaratë për shtyp se njerëzit duhet ta kutptojnë se nëse ushtrojnë dhunë fizike dhe duan të udhëtojnë nëpër botë do ketë vende si Australia që nuk i pranojnë personat e tillë.
Sigal