Charlize Theron shkëlqen në premierën e “Atomic Blonde”

543
Charlize Theron ishte ylli i mbrëmjes në premierën e filmit ku ajo është protagoniste “Atomic Blonde”.
Aktorja me origjinë nga Afrika e Jugu kaloi përpara fotografëve të shumtë në Berlin, bashkë me aktoren tjetër protagoniste në film, franko-alegjerianen Sofia Boutella.
“Atomic Blonde” flet për një histori spiunazhi në Berlinin e vitit 1989, pak para rënies së murit. Theron interpreton një agjente britanike, Loren Brauton (Lorraine Broughton), e cila heton vdekjen e një kolegu të saj.
Në filmin e fundit, biondja shpërthyese vjen me një ndërthurje mes spiunazhit dhe skenave të nxehta sensuale.


Sigal