Çfarë të vishni kur jeni vonë për në punë

511
Je zgjuar vonë në mëngjes, por kjo nuk do të thotë që ti duhet të shkosh në punë në një formë aspak të mirë.

Përveç kësaj vonohemi edhe më shumë duke zgjedhur veshjen e duhur. Por mëngjesi nuk mund të nisë kaq stresues. Ka një zgjidhje se si të visheni në 10 minuta dhe pa humbur shijimin e gjumit.

Si fillim, përgatiteni që në darkë çfarë do të vishni nesër, sidomos, nëse keni një mbledhje të rëndësishme. Jo stres, jo kohë e humbur kot, dhe as një veshje të minutës së fundit por do të shijoni disa minuta më shumë gjumë.

Së dyti, mund të vishni balerina, sandale, këpucë praktike për gjithçka, sidomos për në zyrë. Kanë gjithmonë pak shumë elegancë dhe kombinohen me gjithçka.

Me një fustan të gjatë jeni gati. Nuk duhet të zgjidhni kombinimet, mund të gjeni fundin e duhur, por nuk keni një bluze ose një kanotiere për ta kombinuar. Më e mira, është të zgjidhni një fustan, dhe meqë po shkoni në punë, sigurisht duhet i një gjatësie mesatare.

Këmishë të bardhë. Një këshillë tjetër është edhe një këmishë e bardhë, për t’u veshur herët në mëngjes dhe elegant. Këmisha e bardhë kombinohet me gjithçka.
Sigal