Çfarë nuk duhet t’i bëni asnjëherë personave bazuar në shenjën e horoskopit

635
Ndonjëherë ju mendoni që po bëni cdo gjë mirë apo që nuk po bëni asgjë të keqe.
Në fakte këto janë gjërat që ju duhet t’i evitoni për çdo shenjë horoskopi.
-Dashi
Mos i luftoni ( kundërshtoni) asnjëherë.
Kjo pasi ata janë gjaknxehtë agresive dhe impulsivë.
-Demi
Asnjëherë mos merrni ushqimin e tyre pa leje.
Personat me shenjë dem gëzohen shumë kur e ndajnë ushqimin e tyre me të tjerët sidomos kur e përgatisin vetë. Por nëqoftëse ju e merrni ushqimin e tyre pa lejë ata do të ndihen të ofenduar dhe do ta humbasin respektin për ju.
-Binjaket
Mos ju tregoni asnjëherë që duhet ta mbyllin gojën e mos flasin më.
Binjaket nuk rrinë dot pa shprehur mendimin e tyre dhe janë njerëz pro komunikimit. Në momentin që ju u thoni të pushojnë ata do nevrikosen me ty.
-Gaforja
Mos i kritikoni asnjëherë.
Gaforet mund të jenë pak të pasigurta kështu që më mirë gjuajini në fytyrë sesa ti kritikoni. Do të jetë më pak e dhimbshme për ta.
-Luani
Mos u mundoni asnjëherë t’i konkuroni.
Luanët pëlqejnë të jenë në qendër të vëmendjes dhe në fakt janë lider të mirë. Nëqoftëse ju merrni pjesë në të njëjtin kompeticion me ta me siguri ata do të të heqin ty nga lista e njerëzve të preferuar.
-Virgjëresha
Asnjëherë mos u përpiqni të provoni që janë gabim.
Nëse ju doni të tregoni që një virgjëreshë ka bërë ose ka thënë diçka gabim, e keni të kotë. Ata do të përdorin çdo gjë për t’ju nxjerrë ju keq e veten e tyre mirë duke mos u interesuar më për ju.
-Peshorja
Mos u mundoni t’i nxirrni ata nga qoshja ku janë.
Peshoret nuk pëlqejnë ballafaqimin dhe të jenë të detyruar për te marrë vendime. Në të kundërt ju do të krijoni një situatë aspak të kendshme.
-Akrepi
Mos i gënjeni asnjëherë.
Akrepat janë pasionantë dhe nuk mund t’i falin gënjeshtatrat dhe gënjeshtarët. Kështu që mendohuni mirë herës tjetër kur do të tentoni t’i gënjeni.
-Shigjetari
Mos i privoni asnjëherë
Shigjetaret kanë nevoja të jenë të lirë si fizikisht edhe emocionalisht. Nëse ju i pengoni për të bërë diçka ata do të shpërthejnë.
-Bricjapi
Asnjëherë mos u shtirni para tyre.
Bricjapët janë njerëz shumë të ndershëm dhe të drejtpërdrejtë. Kur dikush është i shtirur para tyre, atëherë ai s’ka më punë me bricjapët pasi ata i urrejnë këta lloj njerëzish.
-Ujori
Mos u mundoni t’i ndryshoni.
Ujorët janë unikë dhe nëse ju mundoheni t’i ndryshoni, përfundimisht ju do të bëheni të padurueshëm për ta.
-Peshqit
Mos u përpiqni të beni shaka me ata.
Peshqit kanë tendencën të jenë teper të ndjeshëm. Nëse ju bëni një shaka me ata do të shkaktoni një episod emocional që nuk do ta përballoni.
Sigal