Çfarë ndodh nëse… një bombë atomike shpërthen në syrin e një cikloni?

465
Në momentet e tij kulmore, cikloni më i keq ka një fuqi prej afro 200 teravatë, nga të cilët afro një e dhjeta transformohet në energji mekanike, si ajo e erës. Ky është ekuivalenti i shpërthimit të një bombe atomike të madhe prej dhjetë megatonësh, çdo dhjetë minuta. Sa për krahasim, energjia e HIroshimës ishte 1000 herë më e dobët. Kështu që, një ciklon nuk do të ndikohej fare prej një bombe atomike. Kjo ndodh edhe për shkak të mënyrë së tij të veprimit. Ai e merr fuqinë shkatërrimtarë nga një valë gjigande tronditëse, e cila lëviz nga qendra e tij, me shpejtësi supersonike. Shpërthimi ynë teorik nuk do të ndryshonte asgjë, për shkak të ndryshimit të madh të trysnisë, prej ku cikloni e merr forcën e tij. Për ta dobësuar, do të duhej të shpërtheje të paktën gjysmë miliardi tonë ajër në perimetrin 19 kilometërsh të syrit të ciklonit.
Sigal