Çfarë kishte brenda faqes së parë të Internetit?

527
Faqja e parë në internet, ende e vizitueshme edhe në adresën http://info.cern.ch, shpjegonte se çfarë ishte Rrjeti, si të hyje përmes linkeve dhe dokumenteve që mund të publikoheshin nga përdorues të tjerë dhe si të zhvilloje serverin tënd. Ai që krijoi faqen e parë të internetit në vitin 1989 ishte kompjuteristi anglez Tim Berners-Lee, në atë kohë i angazhuar në Gjenevë në CERN (Organizata Evropiane për Kërkime Bërthamore). Projekti u hartua për të lehtësuar shkëmbimin ndërmjet studiuesve të ndryshëm të institutit, duke krijuar një hapësirë të përbashkët virtuale, e cila më vonë do të bëhej paraardhësja e internetit.
Para idesë gjeniale të Berners-Lee, studiuesit e Cern përdornin kode të ndryshme mes tyre, duke komunikuar kështu vetëm përmes transferimit të dosjeve nga një kompjuter në një tjetër, përmes disketave. Vetëm në 1993 projekti, i quajtur World Wide Web doli për publikun, duke revolucionarizuar botën.
Sigal