Çfarë ka bërë Rita Ora, që reperi e ka ofenduar kaq rëndë???

546
Rita Ora i ‘ka futur këmbët mirë’ në botën e egër dhe rrëzëllitëse të shoëbizit hollivudian, aq sa është bërë ‘muzë’ frymëzimi për këngëtarët e tjerë, siç është dhe reperi amerikan A.$.A.P Rocky.
Ky i fundit për arsye që ende nuk dihen, ka ofenduar këngëtaren shqiptare në vargjet e këngës së tij më të fundit.
“Ju betohem se lavirja Rita Ora ka një gojë të madhe. Herën tjetër kur ta shoh, do të ndryshoj drejtim. Do ta godas laviren sepse e meriton të largohet jashtë…”, janë vargjet që i kushtohen Orës.
Reperi madje ka pohuar se ka kryer marrëdhënie seksuale me këngëtaren e hitit Poison.
Mediat rozë botërore janë në pritje të reagimit të Ritës, pasi realisht dyshja nuk është parë ndonjëherë e afërt në publik.
Megjithatë një gjë është e sigurt, A.$.A.P Rocky, do të humbasë shumë fansa pas kësaj ‘lëvizjeje të gabuar’. Nuk do t’ia rekomandonim të vizitonte Shqipërinë. 
Sigal