Çfarë fshihet pas “nuk kam çfarë të vesh”

79
Femrat bashkohen në një mani të përbashkët, e cila gjithnjë e më shumë po shndërrohet në një sindromë femërore: Përjetimi i ankthit të “dollapit bosh”. Rroba që duken të vjetra, që nuk të vijnë mirë në trup, që nuk të pëlqejnë më…etj. Sipas psikologes klinike Elise Ricadat, ky fenomen prek të gjitha grupmoshat dhe të gjitha klasat sociale për aq kohë sa preket një aspekt shumë i rëndësishëm i mirë funksionimit të feminitetit që kalon përtej trupit e deri në përfaqësimin e vet imazhit të femrës. Sigurisht që ankthi i fenomenit të “dollapit bosh” prek ekskluzivisht femrat dhe joshja ndaj bukurisë dhe paraqitjes së jashtme transmetohet brez pas brezi. Sipas psikologes, kjo situatë është duke ndryshuar me rritjen e shqetësimit të njerëzve në lidhje me pamjen e tyre fizike dhe stereotipet janë ato të cilat nuk zbehen kurrë.
Disa arsye pse përjetojmë kompleksin e “Dollapit bosh”.
Babai, nëna dhe unë
Që në fëmijëri, vajzat rriten dhe zhvillohen nën vështrimin atëror. Sipas rasteve të vërteta jetësore që psikologja ka takuar shpjegon se sa rëndësi ka pasur imazhi që babai ka transmetuar tek vajza e tij në vogëli. Babai është padiskutim, burimi i aftësisë që fitojnë vajzat për t’u ndjerë femra dhe joshëse, të dashura, të denja dhe për t’u dashuruar nga të tjerët.
Efekti pasqyrë
Vështrimi i nënës është po aq i rëndësishëm sa dhe i ndryshëm. Midis nënës dhe bijës ekziston një lojë pasqyrash. Vajza që do të tërheqë shembullin e nënës, elementët e parë femëror ku bëjnë pjesë edhe rrobat. Nëna, në mënyrën e saj projekton mbi fëmijën elementë të cilët do të ndikojnë në të qenit një “grua e ardhshme”. Në këtë kontekst, një vajzë e cila ka një nënë që është ekstremisht e dhënë pas pamjes së saj të jashtme, ka gjasa që dhe ajo në të ardhmen t’i kushtojë rëndësi gardërobës vetjake.
Një çështje identiteti
Ankthi që një femër përjeton përpara dollapit të gardërobës së saj është një tregues domethënës i lidhur me identitetin dhe gjendjen emocionale. Psikologja na përcjell një rast studimi: Një paciente, e cila hera-herës kishte një marrëdhënie të dhimbshme me gardërobën e saj. Mëngjeset kur ajo ndihej e mërzitur, e lodhur dhe e stresuar, ndihej e pamotivuar për t’u kujdesur për veten e për rrjedhojë ndihej keq përballë dollapëve të veshjeve. Vështirësi për t’u kombinuar, për të patur një paraqitje sa më të mirë fizike. Është pikërisht humori që ndikon në këto përjetime të zbrazëta. Dhe një motiv për t’u ndjerë më e përmbushur dhe më e sigurt në vetvete ishte blerja e ndonjë veshje të re. Psikologja shpjegon se pacientja në fjalë ishte rritur nga një nënë shumë elegante, gjithnjë e trukuar me kujdes e cila në momente mërzitjeje të vajzës në vogëli e ngushëllonte me blerjen e një “gjëje të re”.
Nga idealja në realitet
Një femër, e cila mund të ketë kaluar trauma, humbje të njerëzve të dashur në vogëli ka shumë mundësi që në moshë të rritur të përballet çdo mëngjes me këtë provë: “ Dollapi im po rrëzohet nga veshjet por gjithnjë i mungon diçka!..” “Njerëzit më thonë se jam e bukur por kjo nuk mjafton”…! Psikologja Elise Ricadat nënvizon se në raste të tilla, efekti përmbushës i manisë për të blerë sa më shumë rroba nuk ekziston. Ky reagim përmban në vetvete arsye më serioze me domethënie të qenësishme. Mungesa e një figure të rëndësishme në familje, siç është humbja e babait e njërës prej pacienteve të psikologes franceze, blerja pa kriter e rrobave mund të përkthehet si një mision që kapërcen boshllëkun e mungesës së figurës atërore.