Çfarë duhet të keni parasysh për higjenën intime

487
Sigal

E rëndësishme!
Nëse ju nuk kujdeseni për higjienën personale, në të ardhmen kjo mund të çojë në sëmundje gjinekologjike dhe madje deri në fertilitet. Prandaj, zbatimi i përpiktë i rregullave të higjienës intime është shumë i rëndësishëm për shëndetin riprodhues.
Për të parandaluar aromat e këqija dhe inflamacionet, këshillohet larja intime të paktën 2 herë në ditë. Përdorni sapun të zakonshëm, ose sapun për fëmijët. Por më mirë është që të merrni në farmaci sapunë të veçantë për higjienën intime (pasi kanë një ndikim më të butë). Në asnjë rast nuk duhet të përdorni sapun me triclosan, sepse kjo substancë jo vetëm që është e dëmshme, por vret edhe bakteret e dobishme.
Kur udhëtoni, ju gjithashtu mund të përdorni peceta të lagura për higjenën intime. Zgjidhni ato që janë të përbëra nga materiale natyrale dhe me sistem të mirë ajrosjeje.
Gjatë menstruacioneve, higjienës personale duhet t’i kushtohet më shumë vëmendje. Gjatë ditëve kritike lahuni me sapun dhe ujë 2-3 herë në ditë dhe bëni dush të ngrohtë, sepse në këtë periudhë janë aktive gjëndrat dhjamore dhe gjendrat e djersës, që mund të shkaktojnë infeksione.
Nuk rekomandohet gjatë menstruacioneve që të bëni dush me ujë të nxehtë apo të laheni në vaskë, për shkak se në këtë mënyrë ju ndaloni gjakderdhjen gjatë kohës që jeni në ujë, por më pas fluksi i tyre do të shtohet.
Gjatë menstruacioneve gjithashtu këshillohet që mos të futeni në pishina apo det, pasi mund të bëheni burim infeksionesh për të tjerët apo të merrni vet mikrobe që shkaktojnë inflamacion.
Bëni kujdes për zgjedhjen e servietave apo tamponëve, në mënyrë që ato të jenë të përshtatshme me intensitetin e gjakderdhjes që do të keni sipas ditëve. Bëni kujdes që ti ndërroni servietat apo tamponët çdo 4 orë, për të ruajtur një higjenë sa më optimale.