Çfarë do të thonë të çarat në buzë për shëndetin tuaj? Bëni kujdes!

59
Nëse nuk mbani shënim dhe një rregull të caktuar në atë që konsumoni, me shumë siguri që do të përfundoni duke ngrënë ushqime të pashëndetshme.
Shumë prej tyre mund të ndikojnë në sistemin tretës dhe atë absorbues.
Është shumë e rëndësishme që të njihni ato ushqime që dëmtojnë organizmin dhe të merrni masa para se të jetë shumë vonë. Ka shumë simptoma që mund t’ju tregojnë mungesën e vitaminave apo të mineraleve në trup. Ja cilat janë më të rëndësishmet:
Të çara në anët e buzëve – Kjo mund të shkaktohet si pasojë e arsyeve që i gjeni të renditura më poshtë:
Mungesë e vitaminës B
Çrregullime të stomakut dhe aciditet i lartë
Mungesë e hekurit
Çrregullime të kafshimit (tek dhëmbët)
Infeksione për shkak të kërpudhave si kandida apo baktereve si stafilokoku apo streptokoku
Gjendje jo e shëndetshme e gojës, për shkak të mungesës së higjienës
Imunitet i dobët
Diabeti
Nëse buzët tuaja janë mjaft të cacra apo të plasaritura ndjeshëm, kjo mund të jetë shenjë e mungesës së elementëve tretës apo vitaminës B, hekurit, zinkut, vitaminës B2, vitaminës B3 dhe vitaminës B12.
Trajtime natyrale për buzët e çara
Konsumoni ushqimet e mëposhtme për të trajtuar çarjet e anësoreve të buzëve
Djathë tofu
Djathë me yndyrë të ulët
Spinaq
Pazi
Kikirikë
Qitro
Drithëra
Fara të llojeve të ndryshme
Asparag
Ushqime të pasura me vitaminë C (brokoli)
Disa herë, të çarat në buzë mund të shkaktohen edhe për shkak të alergjive si pasojë e disa kimikateve të caktuara që gjenden në produktet kozmetike.