Celine Dion fotografohet për herë të parë pas vdekjes së bashkëshortit

105
Celinë Dion është parë për herë të parë në publik që nga vdekja e bashkëshortit të saj Rene Angelil në 14 Janar të këtij viti. Këngëtarja 47 vjeçare dukej e zbehtë teksa miqtë e përqafonin para nisjes për në Las Vegas, së bashku me fëmijët e saj Nelson, Rene-Charles dhe Eddy. Fotot janë realizuar dy ditë para funeralit të 73 vjeçarit, që do të mbahet në kishën Notre Dame në Montreal. Kisha është gjithashtu vendi ku çifti është martuar në vitin 1994.