Çelet edicioni i 18-të i Panairit të Librit

556
Edicioni i 18-të i Panairit të Librit në Tiranë, është hapur këtë vit me moton “Libri Dixhital”. Në ceremoninë e hapjes së panairit merrte pjesë ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, kreu i Shoqatës së Botuesve, shkrimtarë, artistë e politikanë të tjerë. Në panairin e sivjetëm marrin pjesë 107 shtëpi botuese që kanë ngritur tendat e tyre brenda Pallatit të Kongreseve për të gjithë të apasionuarit pas librit. Panairi do të qëndrojë i hapur nga data 11 deri në datën 15 nëntor.
Sigal