Çdo të ndodhë në jetën tuaj këtë vit? Ja çfarë parashikon Horoskopi i dashurisë

591
Ky lloj horoskopi jep parashikime për jetën tuaj të dashurisë. Njerëzit janë krijesa kurioze që duan të dinë gjithçka paraprakisht, dhe padyshim që dashuria është një nga prioritetet në listën e tyre.
Dashi/ Ky vit ka për t’u shoqëruar me romanca të shumta për shenjën tuaj. Do të përfshiheni në histori të ndryshme veçse kini parasysh diçka: kujdes me kë e harxhoni gjithë atë energji. Mbase po humbisni kohë me dikë të papërshtatshëm. Sidoqoftë, nuk jua kemi frikën. Një Dash përherë e merr situatën në kontroll.
Demi/ Ka ardhur koha të njihni njerëz të rinj dhe pse jo, të bini në dashuri. Lëreni dashurinë t’ju udhëheqë. Nga ana tjetër, kushdo që është në një marrëdhënie do të ketë përgjithësisht mirëkuptim me partnerin.
Binjakët/ Kushtojini rëndësi mënyrës se si i trajtoni të tjerët dhe se si ju trajtojnë. Kini parasysh: komunikimi është gjithçka! Përqendrohuni në një person, kushtojini rëndësi lidhjes shpirtërore dhe mos u merrni me vogëlsira.
Gaforrja/ Je aty ku do të dojë të ishe, gaforre! Me mirësinë dhe optimizmin e Jupiterit në krah sektori juaj i dashurisë do të shkëlqejë. Është koha po ashtu që disa shpirtra të vetmuar të gjejnë gjysmën e tyre.
Luani/ Me Neptunin në zonën tuaj të intimitetit, lidhja shpirtërore dhe energjia do të jenë kryefjala. Kozmosi po ju sfidon me disa vështirësi të vogla por ama po ju shtyn drejt rrugës së duhur.
Virgjëresha/ Dashuria do të luajë pa diskutim një rol vendimtar në jetën tuaj. Është koha të ndaloni dhe të analizoni se si po i shprehni ndjenjat tuaja ndaj personit tjetër.

Peshorja/ Eklipsi diellor këtë shkurt do t’ju bashkojë me shpirtin tuaj binjak, të lidhur apo beqarë qofshit. Me ndihmën e Uranit ju keni mundur të ndryshoni mendimin dhe të hyni në zemrat e shumë njerëzve.
Akrepi/ Koha për ndryshim, akrep. Urani do të sjellë ndryshime dhe pak kaos në gjendjen tuaj emocionale. Çfarë dëshiruat dikur, nuk e dëshironi më tani. Do ta gjeni veten të surprizuar nga personat pas të cilëve do të jeni të dhënë.
Shigjetari/ Bëhuni gati për ca shkëndija të reja. Këtë vit do ta gjeni veten duke përjetuar ndjesi si kurrë më parë.
Bricjapi/ Është momenti i duhur të punoni më shumë me veten dhe të çliroheni nga komplekset në dashuri. Bëjini vetes të gjitha pyetjet që keni dashur t’i bëni dhe merreni përgjigjen nga vetë ju. Lëreni shpirtin të lirë dhe dashuroni.
Ujori/ Një marrëdhënie e dështuar nuk ka përse t’ju mbajë peng. Koha për të mbyllur një kapitull dhe për të nisur një të ri, gjithë lumturi.
Peshqit/ Është një vit shumë i mirë për ju, nga ana dashurore. Eklipsi diellor i korrikut do t’ju hapë rrugën drejt dashurisë dhe kënaqësisë. Do ta gjeni veten të dhënë tmerrësisht shumë pas dikujt. Dikush do të ketë flutura në stomak.
Sigal