Çdo 15 minuta lind një foshnje e varur ndaj drogave

552
Sigal

Çdo 15 minuta lind një foshnje me varësi ndaj drogave . Të dhënat e bëra publike së fundmi nga institucionet shëndetësore tregojnë se lindja e fëmijëve të ekspozuar ndaj substancave narkotike qysh në barkun e nënës i ka kushtuar Amerikës 2.5 miliardë dollarë që nga viti 2004 dhe normat po rriten. Numri i foshnjave që u ekspozuan ndaj opioideve në mitër u rrit me më shumë se pesë fish në katër vitet e fundit, sipas një analize të re të të dhënave Medicaid.

cdo_15_minuta.jpg

Më shumë se 80 për qind e të gjithë këtyre fëmijëve ishin të mbuluar nga siguruesi shëndetësor i subvencionuar nga qeveria, që do të thotë se qeveria amerikane mban barrën e kostove për sindromën e abstinencës neonatale. Shkatërrimi i epidemisë së opiumit nuk ndalet tek miliona të rriturit amerikanë të varur pasi sipas një studimi të ri nga Universiteti i Minesotës çdo 15 minuta, një foshnje lind me varësi nga drogat. Nënat kanë nevojë për qasje më të mirë në programet e mjekimit të varësisë dhe programet e trajtimit me qëllim që të ruajnë foshnjat e tyre nga dëmtimi i varësisë nga droga.