Ç’bënte dikur Rama, bën Blushi tani

585
Ismail Xhaferi
Midis Blushit e Berishës,
S’mund të gjendet ngjashmëri,
Se të thuash të vërtetën,
S’do të thotë që je Sali.
S’është faji i Ben Blushit,
Kur thotë ç’ka është e vërtetë,
S’mund t’i thuash ujkut dele,
S’mund t’i thuash mizës bletë.
Blushi thotë ca të vërteta,
Që s’mund t’i mohojë njeri,
Lë të dalë dikush të thotë,
Që tek ne s’ka varfëri.
Blushi thotë ca të vërteta,
Që nuk përbëjnë sekret,
Bëjnë njëzet anëtarë të rinj,
Por u kanë ikur dyzetë.
Blushi thotë ca të vërteta,
Që po zbehin Shqipërinë,
Pavarësisht se jemi dele
S’dimë vetëm të blegërijmë.
Blushi thotë atë që duket,
Që nga fusha gjer te mali,
Pavarësisht se s’është dakord,
Edhe shoqja Spiropali.
Midis Blushit dhe Saliut,
Ngjashmëri nuk gjendet kurrë,
Ato që thotë Blushi sot,
I ka thënë Edi dikur.
Ju kujtohet Edi Rama,
Kur e kishim në bashki,
Shante Partinë Socialiste,
Njësoj si shoku Sali.
Mbani mend në Rrogozhinë,
Futur brenda istikamit,
Mos votoni Agron Dibrën,
Po partinë e Neritanit.
Ju kujtohet Edi Rama,
Njësoj si partia blu,
Mos votoni më PS-në,
Se s’ka bërë asgjë për ju.
Dhe me gojë të Edi Ramës,
Ditë për ditë shahej partia,
Dhe sa herë që lodhej Edi,
Sulmonte Erion Velia.
Se Erioni atëherë,
Ishte ushtar në llogore,
Hidhte letrat higjienike,
Sikur hidhte bomba dore.
S’mund të fshihet e vërteta,
Me ca fjalë të mëdha,
S’është “Rilindje” e shqiptarëve,
Por “Rilindje” për disa.
Kot që çirreni kështu,
Përballë fjalëve të vërteta,
Dhe në kohën e Enverit,
I pranonin ca të meta.
Kot që çirreni kështu,
Dhe kopjoni historinë,
Si në kohën e Enverit,
Me Xoxen e me Bedrinë.
Kot që çirreni kështu,
Kush e kush të jetë i pari,
Kush e kush të shajë më shumë,
Të kënaqet kryetari.
Zbrisni me këmbë në tokë,
Shihni ç’ndodh në Shqipëri,
Dhe pastaj do ta kuptoni,
Kush bën si shoku Sali.
Sigal