Cara Delevingne, në krah të Orlando Bloom në seritë e “Carnival Row”

618
Cara Delevingne, pas roleve kinematografike në “Suicide Squad” dhe “Valerian”, do të zbresë në televizion, si protagoniste, për herë të parë, në një serial. Do ta shohim artisten në “Carnival Row”, një dramë fantastiko shkencore, në shoqërinë e Orlando Bloom.
Filmi flet për një ardhme ku krijesat mitologjike jetojnë me njerëzit normale, pasi kanë ikur nga bota e tyre e shkatërruar nga një luftë. Teksa tensioni rritet mes qytetarëve dhe popullit emigrant, inspektori i policisë Rycroft Philostrate, që luhet nga Orlando Bloom, do të përpiqet të zgjidhë vrasjen e një showgirli zane.

Delevingne do të interpretojë Vignette Stonemoss, një refugjate zanë, e cila duhet të përballet me paragjykimet e njerëzve, teksa shumë sekrete të jetës së saj e persekutojnë. Filmi do të ketë 8 episode dhe do të transmetohet në 2019.
Sigal