Cara Delevingne e tepron: Unë si Charlize Theron

550
Pas kritikave të panumërta mbi faktin se Cara Delevigne eksperimentoi në shumë fusha vetëm për të arritur famën, modelja ka dalë në mbrojtje të vetes! Në intervistën e saj për Chanel Ten, bjondja bukuroshe ka thënë se ajo nuk është as e para dhe as e fundit modele që i përkushtohet aktrimit, duke e krahasuar këtu veten me aktoren nga Afrika e Jugut, Charlize Theron.
Delevigne tha se edhe Theron ia nisi nga zero, arriti një karrierë të suksesshme në modeling e me pas u katapultua në ekranin e madh, ku arriti të fitojë edhe çmim Oscar. Britanikja 22 vjeçare shtoi se ndjen se falë aktrimit ka rilindur! Mund të themi se krahasimi është pak i rëndë, por jemi të gatshëm t’i japim të drejtë nëse ndodh të fitojë një çmim Oscar.
Sigal