Calvin Harris po përgatit një propozim të mahnitshëm për Taylor Swift

497
Calvin Harris është duke u përgatitur për fejesë, pasi do t’i blejë një unazë të dashurës së tij, Taylor Swift, një unazë në vlerë prej 500 mijë dollarësh.
Ka vetëm disa muaj që çifti kanë filluar të takohen, por kanë shfaqur dashurinë e tyre përmes postimeve të ndryshme në rrjetet sociale duke treguar përkushtimin ndaj njëri-tjetrit dhe është vetëm çështje kohe para se të kurorëzojnë dashurinë e tyre.
Një burim i afërt me çiftin ka deklaruar për revistën Life & Style se Calvin është duke planifikuar që t’i bëjë një propozim të mahnitshëm të dashurës së tij.
“Taylor i adhuron unazat e mëdha, prandaj ai do t’i blejë një të tillë. Ai është në kërkim të gurëve të çmuar dhe do shpenzojë së paku 500 mijë dollarë”, ka thënë burimi.
Sigal