Cac Angjeli: “Adhelfo Edi më Anastasoi edhe një herë me duar të pastra”

612
Sigal

INTERVISTA/ Ministri i përfolur për korrupsion i Fatos Nanos, Cac Angjeli sqaron përse u zgjodh deputet i Ramës

– Kirie Caci, përse ju nuk kandiduat në Sarandë, meqë keni lindur edhe në Çukë?

As për të pirë kafe nuk vete dot në Çukë, se më zënë me gurë në kokë vurkarët e Vurgut e të Çukës.

– Po u shuan djemtë e Labërisë së Gjirokastrës e Tepelenës, që t’i përfaqësojë një minoritar vurkarë?

Politika është për koka që kanë mendje të mëdha, si kjo që kam unë, dhe jo për kokën tënde që e ke vetëm me tru, ndaj, nuk e marr mundimin të përgjigjem. Të ka mbetur ora, ndaj vajose me këto…dhe shoku Caci fërkoi gishtërinjtë.

– Kirie Caci, përse doni të ribëheni edhe një herë politikan? Shumë llafe për ty u thanë për këto,- dhe i fërkova gishtërinjtë siç bëri vetë Caci, – dhe ti nuk i përgënjeshtrove kurrë.

Llafe nga ziliqarët janë këto që thua. Pe ndonjë prokuror të merret me mua dhe me filot e mi ministra të adhelfo Nanos?

-Prokurori nuk të preku kirie Caci po vetë partia të flaku, si ajo këmisha që mori flakë, që të shpëtonte kokën.

Po pse, të tjerët, që merren me politikë, më të mirë se unë i kanë mendtë? Unë megalo xhepi u bëra, sa edhe koka më rëndon më shumë nga mendtë. Ministrat e adhelfo Nanos, mbetën me tru në kokë, unë u bëra me mendtë në kokë, sa edhe universiteti im më quan kirio akademik. Filot e tjerë ministra të adhelfo Nanos, ngaqë mbetën vetëm me tru  kokës dhe nuk u bënë kurrë me mendje në kokë, sot mezi kanë nga një dyqan kafeneje.

Po mendjen tënde e provuam, kirie Caci. Në greminë na hodhi në 2005-ën.

Atëherë, edhe unë kisha tru në kokë. Po adhelfo Nano më mësoi që politika bëhet me  mendje në kokë. Dhe adhelfosi im, Edi, e pa që pa mendjen time, nuk fitoi në 2009-ën.

– Po cila është ajo ide e ndritur që do t’i japësh t’i qeverisë së re, kirie Caci?

Financat kam ideal unë. Atë dua të më japë. Dhe i garantoj, që të gjithë filot e mi, që do qeverisin, se në pak kohë, pasi të dalin në pension nga qeverisja, do të kenë kaq shumë këto ( dhe fërkoi sërish gishtërinjtë) do të bëjnë atë që bëra unë. Të hapin universitetin e tyre.

-Po kjo qeveri është betuar se do jetë qeveri e duarve të pastra?

Po pse ç’kanë duart e mia?- dhe kirio Caci zgjati duart e tij.- Shikoi si ndrit lëkura! Shikon ti ndonjë këllirë, në këtë lëkurë të duarve të mia? Shikon ti ndonjë para të pistë të mbajë? Hë më thuaj.

-Po duart e pastra në politikë nuk shikohen nga lëkura kirio Caci. Po nga paratë e pista që kanë prekur.

Unë tani prek me dorë vetëm para ta pastra. Për këtë ju betohem, për ideal të par(asë)tisë.

– Qëkur betoheni për ideal të par(asë)tisë? Se ju më keni thënë që partia e vetme ku ju besoni është kjo- dhe i fërkoj gishtërinjtë, ashtu siç m’i fërkonte vetë Caci.

Që kur më Anastasoi adhelfosi im, Edi. Isha i vdekur, që nga koha që rashë nga kali i  adhelfo Nanos. Dhe që të Anastasohesha në këtë jetë, duhet të bëja filo Ramën adhelfo  Edi, siç ia kisha kataferur me adhelfo Nano. Me adhelfo Nano e kisha më të kollajtë, se e arrija deri te koka ngaqë edhe ai ishte xhuxh sa unë, nga boja. Me shumë …djersë e vrap, ia mbusha…. mendjen që filo Ramën ta bëja adhelfo Edi.

-Si ia arrite kësaj mrekullie, kirio Caci? Dhe kujt i mbushët mendjen, që jeni duar pastër? Zoti Edi është kaq i betuar, sa do t’u këpusë kokën të gjithë atyre që kanë prekë me duart e kokën e tyre, paratë e pista.

Iu luta, filos Ramës, duke i rënë në gju.

– Po ju kirie Caci, edhe orthios, deri në gju arrini para Edit.

Atë të them edhe unë. Iu luta: Aman, filo Rama, më jep edhe një herë efqerinë, që të anastasohem edhe një herë, më anastaso njeri me duar të pastra. Po ma bëre këtë nder, do të të kem tërë jetën time, adhelfo Edi. Duke i përkëdhelur gjunjët, se dorën nuk ia arrija dot. Ti e di, filo Ramë, që edhe prindërit, prandaj ma vunë emrin Anastas që, sa herë të jem i vdekur të gjej një filo që të ma anastasojë. -Po çtë bëj unë që të të anastasoj ty or Caci i Nanos?- më tha fillimisht me zemërim filo Rama. – Aman, filo Rama, më anastaso edhe një herë. Se tani unë nuk jam më siç isha, atëherë,  Caci i Nanos, që vishja brekët e të të gjatëve, për pantallona. Tani jam bërë edhe akademik Caci në universitetin tim. Ato mendtë që më teprojnë në universitetin tim, do t’ia fal par(asë)tisë- i thashë. – Po ç’provë do më japësh, ti, o Cac i Nanos?- më tha filo Rama, kësaj here me zë më të butë.

– Do jem, këtej e tutje, me duar të pastra, se rrobat që vesh, janë të miat, nuk ua marr më hua të gjatëve. Atëherë, edhe pse isha ministër i filo Nanos, kisha nevojë se as xhaketë nuk kisha. Si të jetoja unë? Me rrogën vetëm? – Po do kem probleme me milet, or Cac- më tha filo Rama. – Mos më zënë edhe mua me gurë, si të zunë zotrote vurkarët e Vurgut  në Çukë? – Filo Ramë, i thashë, ky milet është si delet. Kujtesë nuk kanë dhe harrojnë shpejt. Ndaj delet e urta venë, ashtu të pagojë, pas dashit me këmborë. Më jep këmborën mua e t’ua tund deleve të Labërisë, të Gjirokastrës, e Tepelenës. Dhe tani, me këmborët e Labërisë, të Gjirokastrës, e Tepelënës, që më vari në qafë adhelfo Edi, u anastasova me duart e pastra dhe u bëra Caci i Edit.