Bukuroshet bionde gjejnë dashurinë e jetës së tyre tek “Beqari”

64

Dy femra kanë gjetur dashurinë e
jetës së tyre në versionin australian të reality-show “Beqari”, njëra-tjetrën.

Bukuroshet bionde, 27-vjeçarja Megan Marx dhe
30-vjeçarja Tiffany Scanlon u takuan për herë të parë pasi u bënë pjesë e
spektaklit vitin e kaluar, ku ishin në garë me 23 femra të tjera për të fituar
zemrën e beqarit Richie Strahan.

Të dyja u larguan shumë shpejt nga spektakli, e
tashmë disa javë pasi në mediat sociale nga fansat aludohej një lidhje mes
tyre, Megan ka pranuar se ka rënë në dashuri me rivalen e dikurshme.