Bukuria pa inteligjencë nuk ka vlerë

684
Një femër që për çdo vit korr suksese. Korrekte, studiuese dhe në korent me çdo zhvillim në fushën e modelingut. Aktualisht, modele, fotomodele dhe pjesëmarrëse në disa aktivitete të kësaj natyre në vende të ndryshme të botës. Por ajo primare në jetë nuk ka bukurinë, por inteligjencën. Është një femër inteligjente, e dashuruar me librin, kërkuese dhe gjithnjë në lëvizje. Eshtë shumë miqësore në shoqëri dhe tepër korrkte me të. 
Erdhi dhe vera, tashmë Kledia do pushojë apo ka angazhime në fushën e modelingut?
Kushdo mezi i pret pushimet. Deti është pjesë e pandarë në pushimet verore. Por jo gjithmonë parashikimet realizohen. Por nga ana tjetër angazhimet e profesionit nuk rreshtin kurrë. Mund të them se gjatë gjithë vitit, pro edhe tashmë, angazhimet e mia profesionale kanë qenë të shumta, si modele duke qene pjesë e sfilatave të organizuara nga stilistë të ndryshëm por edhe si fotomodele e disa seteve fotografike. 
Sigurisht në fushën e modelingut, bukuria është primare, por kur shoqërohet me inteligjencën është një duet magjik. Mendimi juaj?
Ke të drejtë. Një duet i tillë është magjik, por unë përparësi vendos gjithmonë inteligjencën. Pra mendoj e para është inteligjenca. Nga ana tjetër bukuria pa inteligjencë mendoj se s’ka vlerë. Kështu që duke i pasur të dyja mendoj se kam arritur këtu ku jam. Do ti bashkoja këtyre edhe punën e madhe për të krijuar stilin tim krijues për t’iu përgjigjur me nivel profesional pasarelave ku kam marre pjesë. Në jetën time më shumë prioritet i jap inteligjencës si pjesa më produktive e jetës. 
Për të arritur deri këtu, ju keni kaluar në shumë evente të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një ndër këto vente me shumë rëndësi është pjesëmarrja në “Miss Globe International 2011”. Ç’përbën për ju pjesëmarrja në këtë event prestigjioz?
Ka disa vite që eventet ndjekin njëra tjetrën. Secila ka të veçantën dhe rëndësinë e saj. Unë kam disa të tilla. Karriera ime ka filluar herët që në moshën 14 vjeçare, ku kam marrë pjesë dhe fitova çmimin e parë në konkursin e modeleve të organizuar nga TV Klan. Pjesëmarrja ime në Miss Globe International nuk është se ndikoi shumë në karrierën time sepse atë e kisha të ndërtuar tashmë, por gjithsesi ajo ishte një eksperiencë shumë e bukur të cilën e kujtoj herë pas here. Kishte një këndvështrim tjetër ëpr nga ideomi.
Jeni njëra nga modelet që jeni pjesë e agjencionit “Iconagency”, sa te ka ndihmuar kjo agjencie?
Natyrisht, kam kënaqësinë të them qe jam modele e Iconagency dhe dua të them se i jam mirënjohëse kësaj agjencie për bashkëpunimin dashamirës dhe impenjimin e saj serioz për angazhimin tim në evente të modës. Më ka dhënë hapësirë të cilën unë e kam justifikuar.
Ku e kaloni kohën e lirë?
Lexoj dhe dëgjoj muzikë. Leximi është primare.

Çfarë lexon zakonisht?
Lexoj romane, revista dhe ato çka më duhen për mësimet.

Po gazetat?
Zakonisht kur ka ndonjë lajm interesant apo kur shkruajnë ëpr mua. Në verë bëhen më interesante.
Më mirë në verë apo në dimër?
Vera, deti, hapësira, shoqëria. Ka më shumë hapësirë në verë.
A respektohet femra shqiptare si modele jashtë?
Pa diskutim. Femra shqiptare ka të veçantat e saj. Kudo që kemi shkuar jemi respektuar si modelet e e vendeve më të mëdha ën botë, pa asnjë nënvleftësim, përkundrazi plot me dinjitet. Por mund të them se bota e biznesit të modës dhe biznesi në përgjithësi nuk është paragjykues për identitetin. Ai thjesht përcakton vlen apo nuk vlen. Pra jepet një vlerësim në bazë të vlerave. 
A ka dallim midis modeles dhe konkurseve të bukurisë?
Sigurisht! Ka një dallim mes modeles dhe konkurseve të bukurisë. Të jesh modele nuk është njësoj si të jesh pjesëmarrëse në konkurs bukurie, kam parasysh faktin që vlerësimi nga të huajt bëhet në kompleksitet. Cilësia e portretit, parametrat fizik dhe profesionalizmi në stilim. 
Të flasim për idhujt…. 
Eh idhujt. Edhe unë e kam një . Konkretisht, idhulli im në modelling është Alessandra Ambrosio. 
Një modele shpenzon shumë, po ju?
E kam këtë të metë. Shpenzoj, aq sa duhet, ndoshta mendohet se e teproj. Shpenzimet që bëj janë të domosdoshme, për libra por dhe palestër, veshje dhe në një farë mase për make –up. 
Jeni e lidhur me gatimin?
(qesh). Gatuaj shumë rrallë. Kjo sepse, porsa i përket gatimit mamaja ime nuk ia beson askujt tjetër sepse është mjeshtre e vërtetë e artit të gatimit. 
Pjata e preferuar?
Specialiteti im është rizoto me fruta deti, të cilën e preferoj shumë. 
Je supersticioze?
Jo, kam besim tek puna dhe aftësitë e mia

Jeni xheloze ndaj shoqeve?
Aspak. Unë kam idetë, mendjen, trupin dhe karakteristikat e mia. Me to krenohem. As i hyj dikujt në pjesë as më hyn.
E mbani shumë inatin?
S’para inatosem shpesh, por kur marr pak zjarr..
Me ushqimin rezervoheni?
Normal, nuk e teproj. 
Sigal