Bukuria ndrit edhe në errësirë

587

Zhuljeta Grabocka Çina


Sigal

Kur prozaizmi i jetës
vret ndjenjën.


Reflektim

 

Më shumë se një ese poetike, poetja edhe
shkrimtarja Bukurie Bushati, tek libri “Pesh’ore shpirti” derdh një vetë
rrëfim të sinqertë e drithërues shpirti. Me një alternim përjetimi me vargje
dhe krijon një prozë poetike. Ajo e ndjen së brendshmi, se dhimbjes së thellë
të ndjenjës i shkon së tepërmi këngëzimi i zemrës. Bukuria është e bindur, se
nuk ka peshore që ta masë atë. Pesha e mallit të dashurisë e përvijon shpirtin
binjak vetëm si ndjesi përjetimi erotik, që e bën protagonisten të ndihet e
plotë për të jetuar jetën. Ajo rikujton çastet më të bukura ku lartësohet
ndjenja si vlerë. Si pjesë e qenies njerëzore. Aty ajo shpërthen me të gjithë
ngjyrat, siç lulëzon natyra në pranverë. Por edhe ndihet e rrezikuar, si çdo
filiz i njomë, që i mungon drita, uji, plehërimi. Fabula merr përsipër të na
japë me zemërgjerësi, vizionin e femrës në dramën e një dashurie të pa realizuar.
Asaj ndjenje që ajo iu dha pa kushte. Në çdo ind të rrëfimit të saj i mëshohet
mesazhit, se ndjenja e dashurisë duhet të rritet, duhet të ushqehet për të qenë
e fuqishme për të përballuar stuhitë e stinëve të tjera të jetës. Ky rrëfim i
njëfrymësh të rrëmben në përjetimin e mungesës, ku distancat duhet të ndërtonin
urët e komunikimit dhe vetmia të mbushej. Autorja përjetimin e dilemave të
lindura i kalon si një va të lehtë, e bindur në universalitetin i ndjenjës dhe
forcës së dashurisë që thyen të gjitha prangat e hap dyert e mbyllura. Ajo
letrarizon pritjen e kalit ,durimin edhe pse në horizont sheh re të zeza.
Megjithëse dashuria përjetohet si një ëndërr e parealizuar madje trazuese, në
të gjithë indin e saj, ajo jetohet si një ndjejnë e madhe, e pastër, e
pavdekshme. Ajo endet dhe i zë të gjitha hapësirat e unit të saj, si një aromë
parfumi, “Chanel”, që ishte edhe parfumi i tyre i preferuar. E tillë
do të mbetet edhe ndjenja e tyre; dehëse, tunduese, fisnikëruese! Rrëfimi deri
në fund është linear, si një fije që mbështillet ngadalë në qerthullin e unit.
Çdo gjë ka dialektikën e vet. Lind në pranverë, ka vjeshtën e dimrin e saj. Ajo
e ka veshur me një aureolë të ndritshme, ndarjen nga një sakrificë dashurie,
duke e dhënë dashurinë për jetën, si gjënë më të shtrenjtë e duke shpërfillur
fatalitetin vanitoz të saj!. Trishtimi i saj është njerëzor, i bardhë.
Shkrimtarja e tjerr rrëfimin, jo për t’u ndjerë e pafajshme e viktimë. Ajo, as
e dënon atë, që nuk vlerësoi ndjenjën, për të ftohtësia maskiliste nuk
argumentohet. Asaj i intereson respekti për veten, edhe atëherë kur ndjenjat
merren nëpër këmbë. Përjetimi i fajit është dhënë artistikisht. Natyra
ripërtëritëse e ndjenjave i u nënshtrohet ligjeve të natyrës. Koha shëron!
Gjetja në mes të fletëve të librit e shënimit prej një anonimi: “ndihem
vetëm, ndjej mall për ty” , mbetur në një copë letër në librin 200 vjeçar
“Ema Bavari” dhe vargjet e autores: “Mos më kërko në qiell, të
më zbresësh në tokë”, tregon se estetika e Floberit është universale kur
prozaizmi i jetës vret ndjenjën e pastër.

Bukuria
ndrit edhe në errësirë, 
Urime penës suaj shkrimtare e talentuar, Bukurie Bushati!

 

Në pikën e shiut

 


pikën e shiut, këtë mbrëmje, të shoh

e loti i dhimbjes më
mblidhet në qerpik,
nuk di ,nëse në shtrat, atje, ndjen të ftohtë,
tek dëgjon mallin, çatisë pikuar; pik, pik!

 

Këtu bie shi i butë
dhe unë fshij sytë e tu,
dorën e njomur ndaloj mbi faqen e ftohtë,
ndjej dridhjen tënde, flokët që pëshpëritin;
sa larg foleja jote, sa e ngatërruar kjo botë!

 

Mbledh
supet, e pafuqishme jam këtë natë,
shiu njomi butë pranverën, u puthën në prag,
po mbyll sytë, në ëndërr të më vish pranë,

po
marr me vete çadrën, shiu mos të të lagë!
 

…..

Bukuria ndrit edhe në
errësirë

Kur prozaizmi i jetës
vret ndjenjën.

 

Zh. Grabocka.