Buka e bardhë VS buka e zezë. Studimi: Janë njësoj të mira të dyja

606
Buka e lirë e bardhë është po aq e mirë për shëndetin tonë, sa edhe bukë e zezë e shijshme. Ky është rezultati i një studimi të vogël të ndërmarrë nga studiuesit në Izrael. Studiuesit në Institutin Weizmann në Izrael u dhanë një grupi prej 20 vullnetarësh të shëndetshëm bukë të bardhë për një javë, dhe, pas dy javësh pa bukë, bukë gruri artizanale me lagështirë për një javë. Nga të dy llojet e bukës, pjesëmarrësit hëngrën sa duhet për të siguruar 25 për qind të kalorive të tyre javore. Para dhe gjatë studimit, shkencëtarët monitoruan një sërë efektesh shëndetësore. Këto përfshinin nivelet e glukozës së pjesëmarrësve, nivelet e kalciumit, hekurit dhe magnezit, nivelet e yndyrës dhe kolesterolit dhe enzimat e veshkave dhe të mëlçisë. Përveç kësaj ata regjistruan treguesit për inflamacionin dhe dëmtimin e indeve, si dhe përbërjen bakteriale të zorrëve të tyre. Nuk u vu re asnjë dallim i rëndësishëm klinik. Gjetjet e studimit i befasuan kërkuesit pasi në përgjithësi nuk kishte dallim midis dy llojeve të bukës në aspektin e efekteve shëndetësore. Kritikët thonë se përfitimet shëndetësore mund të jenë të ngjashme por bëhet fjalë për një periudhe të shkurtër kohe. Po kështu studimi nuk ka marrë parasysh faktin që njerëzit hanë më pak bukë.
Sigal