Bufi nuk pushon së përqafuari njeriun që e shpëtoi

564
Një buf i quajtur “Gigi” u bë shpejtë shok me njeriun që ia shpëtoi jetën, pasi ishte goditur nga një veturë.
Vitin e kaluar, bufi u dërgua në një qendër shpëtimi në Mississippi, SHBA pasi ishte goditur nga një veturë.
Por, Douglas Pojeky qëlloi në momentin e duhur dhe e pa atë, dhe e dërgoi shpejtë në qendrën për shpëtimin e kafshëve “Wild at Heart Rescue”.
Pasi u trajtua aty dhe filloi të bënte më mirë, bufi filloi të shfaqte papritur një dashuri të madhe ndaj Pjeky-t, i cili shkoi pas disa ditëve për ta vizituar.
Bufi kur e pa atë e vendosi kokën e tij në supet e Pjeky, duke i vendosur krahët rreth tij.
Fotografitë prekëse nga ky moment ishin bërë hit në internet.

Sigal