Brooklyn Beckham, kalon momente të bukura, me të dashurën e tij

478
E dashura e re e djalit të madh të ish-futbollistit David Beckham, Sonia Ben Ammar, nuk duket se ka ndërmend t’i heqë duart nga Brooklyn. Aktorja franceze, që gjithashtu është 16 vjeç, është fotografuar duke kapur vazhdimisht me duar fytyrën e Brooklyn, teksa prisnin të hynin në koncertin e Hollywood Bowl të dielën.

Ndërsa Sonia e kapte nga faqet, ai i buzëqeshte duke e parë në sy. Çifti ndau një moment intim përpara se të hynin në koncert. Edhe se nuk kanë shumë kohë që njihen Brooklyn e Sonia duken se ndjehen mjaft mirë pranë njëri-tjetrit.
Sigal