Brenda shtëpisë 20 milionë $ të Timberlake dhe Jessica Biel

567
Justin Timberlake dhe bashkëshortja e tij aktorja Jessica Biel, kanë nënshkruar një marrëveshje prej 20.2 milionë dollarësh për të blerë apartamentin e një ndërtese në zonën Tribeca të Nju Jorkut. Në këtë zonë jetojnë gjithashtu edhe emra shumë të njohur si: Harry Styles, Jennifer Lawrence dhe çiftit Blake Lively dhe Ryan Reynolds. Ata kanë marrë së bashku një apartament rreth 500 metra katrorë, vlera e të cilit shkon deri në shtatë milionë dollarë, shkruan TIME. Apartamenti i tyre, i cili është 30 herë më i shtrenjtë se mesatarja e shtëpive të qytetit të Nju Jorkut, u ble me një zbritje prej 26% nga çmimi fillestar. Kjo zbritje ndodhi për shkak të reputacionit të Justin Timberlake. “Justin mori 7 milionë dollarë zbritje pjesërisht për shkak të personalitetit të tij. Ne duam njerëz të tillë në ndërtesë”, ishte shprehur zhvilluesi i Metro Loft, Nathan Berman. Në rrjetet sociale janë publikuar gjithashtu edhe pamjet e këtij apartamenti vërtet luksoz.


Sigal