Braziliani bën ushtrime i varur në shkëmbin 300 metra në ajër

511
Këto janë fotot spektakolare të brazilianit duke bërë ushtrime i varur kokëposhtë 300 metra në ajër në një shkëmb të plazhit Pedra. Luis Fernando Candela , sportisti i fiksuar pas palestrës nga Rio De Zhaniero, nuk ka treguar aspak frikë teksa bënte ushtrime për muskujt e tij të barkut. Candela është fotografuar nga e dashura e tij e tmerruar në 21 nëntor të këtij viti duke performuar atë që ai e quan “stili më i rrezikshëm”.

“E vetmja gjë që më mbante ishte forca ime, të gjitha peshat që kam provuar në palestër më kanë shërbyer për këtë moment,”- është shprehur ai për Daily Mail. Duke e cilësuar këtë eksperiencë të frikshme por të mrekullueshme ai ia rekomandon të gjithëve ta bëjnë diçka të tillë sepse të jep një ndjesi suksesi.”
Sigal