Bradley Cooper i jep fund lidhjes me Irina Shayk

556
Sipas gazetës “The Sun” Irina Shayk dhe Bradley Cooper pas më pak se një vit bashkë janë ndarë dhe shkak për këtë u bë nëna e aktorit. Burimet thonë se gjithcka mes tyre po shkonte shumë mirë deri në periudhën e Krishtlindjeve. Ata kaluan festat bashkë në Los Angelos dhe Irina me nënën e Bradleyt nuk po shkonin si më parë.

Bradley mori vendimin që të ndahej nga Irina duke qënë se është shumë i lidhur me nënën dhe ka ndikim të madh tek ai. Burimi shton se nëna e Bradleyt ka parë dicka që nuk i ka pëlqyer tek bukuroshja ruse. Thuhet se pas ndarjes Irina u lëndua duke qënë se gjërat mes tyre po shkonin në mënyrë brilante dhe mbaruan kaq papritur.
Sigal