Brad Pitt e zëvendëson Jolie me Kate Hudson

497
Sigal

Brad Pitt zëvendëson Angelina Jolie. Aktori amerikan duket se ka nisur një lidhje me Kate Hudson. Zërat e një lidhje të mundshme vijnë nga Australia, ku miqtë e 37-vjeçares kanë përhapur lajmin e një lidhje madje dhe që Kate është në pritje të një fëmije.
Pitt dhe Hudson kanë marrë pjesë në festën që ka pasuar ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Golden Globe”, dhe ata më thashethemexhinjtë thonë se Kate kishte veshur një fustan magjepsës, pikërisht për të tërhequr vëmendjen e Brad Pitt.
Ata nuk janë fiksuar asnjëherë bashkë, por ka nga ata që pretendojnë se, për t’u larguar nga festa kanë përdorur të njëjtën makinë. Më herët është larguar Brad Pitt dhe më pas shoferi është kthyer për të marrë Kate Hudson.
Nëse historia mes tyre do të konfirmohet, do të ishte një dëshirë e bërë realitet, pasi kohë më parë, në një intervistë në radio, Kate do të thoshte se ëndërronte një djalë si Brad Pitt.
Brad vjen nga një martesë e dështuar me aktoren e njohur Angelina Jolie. Kjo e fundit i kërkoi divorcin bashkëshortit të saj në shtator të vitit të kaluar. Ndërsa e “dashura” e re e Pitt ka qenë e martuar me Matt Bellamy, me të cilin ka edhe një fëmijë.