BOTE E HUMBUR / Shkencëtarët zbulojnë struktura të mëdha në akullin e Antarktidës

620
Shkencëtarët zbulojnë prova të cilat sugjerojnë se një sërë objektesh të mëdha janë ngrirë thellë nën kapakun e akullit
Shkencëtarët kanë zbuluar një varg masash gjigande të groposura thellë nën kapakun e akullit në Antarktik.
Masa misterioze janë ngrirë nën një sipërfaqe që është rreth gjysmë milje e trashë.
Disa prej tyre janë kaq të mëdha, saqë janë “të krahasueshme në lartësi me kullën Eiffel”.
Zbulimi ka të ngjarë të ndezë spekulime të forta mes njerëzve që besojnë se Antarktida është shtëpia e bazave të UFO-ve dhe po fsheh mbetjet e një civilizimi të humbur.
Por shkencëtarët që gjetën strukturat ishin më të matur në vlerësimin e zbulimit të tyre.
Një ekip nga Université libre de Bruxelle në Belgjikë tha se strukturat ishin dëshmi të “kanaleve të ujit dhe kreshtave të sedimenteve nën shtresën e akullit”.
Realizim artistik
Në thelb, kjo do të thotë se ekziston një rrjet i madh tunelesh dhe kreshtash të ngrira nën akull.
Besohet se këto formacione natyrore kontribuojnë në stabilitetin e kapakut të akullit.
Masa tokësore gjigante “shkaktojnë prerje të thella në fund të akullit”, duke formuar “plagë”.
Sigal