Bosja e “Check-up”-it, u ka futur tmerrin institucioneve që kanë vulosur vjedhjen 110 milionë eurove

527
Vjollca KUTA
Gazeta “Telegraf”, nuk kërkon të dhëna se ku i bënë pushimet Vilma, se kur fle e se kur zgjohet, apo se me çfarë makinash, tragetesh e avionësh udhëton në tokë, det e ajër, por kërkon vetëm të dhënat, që përcaktohen në kontratën e “Check-up”-it dhe treguesit, se si është realizuar deri tani ky shërbim koncesionar
Koncesioni 110 milionë euro taksa shqiptarësh, që po vazhdon të gëlltisë Vilma Nushi nëpërmjet biznes fantazmës “Check-up”, po provohet përfundimisht se është një krim ekonomik-financiar shtetëror, që po mbrohet fuqishëm nga shteti. Është denoncuar ky fakt nga gazeta “Telegraf” me provën e qartë, që shteti nuk jep informacion në lidhje me këtë koncesion, duke hermetizuar kontratën e paligjshme, listat numerike fiktive të personave, qendrat e tyre të banimit, moshën, statusin në regjistrin e Gjendjes Civile të atyre që kanë bërë kontrollin mjekësor, qendrat ku merren mostrat, laboratorët ku ato analizohen, të punësuarit, mënyra e kthimit të përgjigjeve. PO kështu, mbahen të fshehta afatet dhe shumat e pagesave të shërbimit për llogari të Vilma Nushit dhe ortakëve të tjerë, ku thuhet se bën pjesë edhe Arben Ahmetaj, ministri i Financave, njëherazi pronar i firmës së impulseve telefonike rurale “Hermes”, nëpërmjet së cilës i zhvati ekonomisë shqiptare 250 milionë USD duke përdorur “Telekomin” e që në vitin 2004, u bë objekt i një Komisioni Hetimor Parlamentar, i cili përfundoi në… “leckë gabi”! Kryeministria dhe institucionet e tjera në varësi, konkretisht ministrat përkatëse që kanë lidhje me dhënien dhe monitorimin e koncesionit të “Check-up”-it, nuk pranojnë të japin asnjë informacionin, paçka se i detyron ligji mbi të drejtën e informimit. Sipas ligjit, nuk mund të pengohet, vonohet dhe bllokohet asnjë informacion shërbimesh private që kryhen me fondet publike! Ky informacion i duhet dhënë çdo qytetari jo më medias e cila informon publikun. Mirëpo ja që po ndodh me informacionin e koncesionit të “Check-up”-it, i cili nuk jepet, mbahet i fshehtë me lloj-lloj sajesash të drejtuesve të lartë shtetërorë! Gazeta “Telegraf”, prej disa muajsh po kërkon informacion lidhur me koncesionin që po pasuron klienten e “rilindjes” Vilma Nushi, duke i dhënë 110 milionë euro nga taksat publike, nëpërmjet një shërbimi fiktiv, që shqiptarët nuk e kryejnë faktikisht, por që Vilma plotëson letrat sikur e kryejnë! Gazeta “Telegraf”, nuk kërkohen të dhëna se ku i bënë pushimet Vilma, se kur fle e se kur zgjohet, apo se me çfarë makinash, tragetesh e avionësh udhëton në tokë, det e ajër, por kërkon vetëm të dhënat që përcaktohen në kontratën e “Check-up”-it dhe treguesit se si është realizuar deri tani ku shërbim koncesionar! P.sh, në përgjigjen e datës 14 prill 2017, Ministria e Shëndetësisë, në vend të na jap informacion për “Check-up”-in, na informon se kontrata dhe dosja është sekretuar nga prokuroria pranë gjykatës së Shkallës së Parë-Tiranë! A mund të pranohet kjo përgjigje, kur dihet që ministria si autoritet kontraktor ka gjithë dosjen?! Po para se ta sekretonte prokuroria, përse nuk e keni dhënë këtë informacion që është kërkuar mbi 30 herë?! Po kështu, mohuese është edhe përgjigja datës 7 prill 2017, ardhur në “Telegraf” nga Ministria e Ekonomisë, që na informon se nuk ka informacion për koncesionin e “Check-up”-it, megjithëse është ministri pjesëmarrëse në dhënien e këtij koncesioni, mbasi quhet veprimtari ekonomike! E po kështu, mohuese është edhe përgjigjja e datës 6 prill 2017, dërguar nga ministria e Financave që drejtohet nga ortaku i Vilma Nushit në “Check-up”! Heshtja është totale. Të gjithë kanë miratuar, firmosur e vulosur për dhënien e këtij koncesioni, por të gjithë mohojnë të kenë dosjet e këtij koncesioni! Kuptohet që vetëm një shkak: Bosja e “Check-up”-it, e cila është pjesë e afërt e kupolës drejtuese të “Rilindjes”, u ka kallur tmerrin institucioneve që kanë vulosur 110 milionë eurot e këtij koncesioni fiktiv!
Sigal